Sport

Mourinho i përgjigjet Guardiolës: "6 Premier League kundër 3? Të miat janë të pastra"

“Special One” është shprehur: "Më mirë të humbas dhe ta komplimentoja kundërshtarin tim, sepse ai ishte më i mire se sa të fitoja, duke u përballur me 150 padi."

6 Dhjetor 2024, 14:09 Nga DOSJA
Mourinho i përgjigjet Guardiolës: "6 Premier League kundër

TURQI - Replika midis José Mourinhos dhe Pep Guardiolës pas gjestit të shumëpërfolur të trajnerit katalanas për tifozët e Liverpoolit në Anfield vazhdon…

Guardiola tregoi “gjashtën” me gishta për të përkujtuar gjashtë fitoret e Premier League me Manchester Cityn, si kundërpërgjigje ndaj thirrjeve provokuese të tifozëve kundërshtarë dhe sjellja e tij u krahasua me atë të Mou në kohën e tij te Chelsea.

Në konferencën për shtyp, vetë Guardiola më pas i çoi gjërat më tej, kësaj radhe ndaj Mourinhos: “Unë kam fituar 6 në Premier League, ai ka vetëm 3”, është përgjigjur ish-trajneri i Barcelonës i pyetur për këtë ngjashmëri.

Përgjigja e Mourinhos, tashmë menaxher i Fenerbahçes, padyshim që nuk vonoi: "Guardiola tha se ai fitoi 6 herë kampionatin anglez dhe unë fitova 3? Të paktën unë fitova në mënyrë të drejtë dhe të pastër",- janë fjalët e portugezit të raportuara nga  Fanatik.

“Special One” më pas shtoi: "Më mirë të humbas dhe ta komplimentoja kundërshtarin tim, sepse ai ishte më i mirë, se sa të fitoja duke u përballur me 150 padi." Kjo referencë për "150 paditë" ka të bëjë me 115 akuzat për shkelje të supozuara të rregulloreve financiare, ndaj të cilave Manchester City po përgjigjet muajt e fundit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll