Politike

Ekspertja e Xhafajt në konflikt interesi, Aurela Anastasi sulmon Kushtetuesen për mandatet

Juristja i ka dhënë këto deklarata, duke i referuar diskutimeve të krijuara pasi Kuvendi i Shqipërisë shpalli vakancën e plotë për zëvendësimin e ish-gjyqtares Kushtetuese, Elsa Toska, e cila dha dorëheqjen pak muaj më parë.

6 Dhjetor 2024, 17:31 Nga M.B
Ekspertja e Xhafajt në konflikt interesi, Aurela Anastasi sulmon
Gjykata Kushtetuese

TIRANA- Juristja Aurela Anastasi ka komentuar ecurinë dhe kohëzgjatjen e mandateve të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, duke shkelur rëndë parimet e konfliktit të interesave.

Anastasi ka deklaruar për një media on-line se "...Gjykata Kushtetuese duhet të riparojë formulën e saktë, me qëllim që të respektohet ripërtëritja. Historia e kësaj çështjeje dëshmon të kundërtën. Kjo gjykatë nuk vendosi asnjëherë një formulë të rregullt për këtë çështje dhe ripërtëritja ka vuajtur vazhdimisht nga parregullsitë...".

Juristja i ka dhënë këto deklarata, duke i referuar diskutimeve të krijuara pasi Kuvendi i Shqipërisë shpalli vakancën e plotë për zëvendësimin e ish-gjyqtares Kushtetuese, Elsa Toska, e cila dha dorëheqjen pak muaj më parë.

Juristja Anastasi, në të njëjtin publikim, ka vijuar edhe me me kritikat të tjera ndaj qëndrimeve institucionale të Gjykatës Kushtetuese.

Komentetet e znj.Anastasi Bien ndesh me detyrën funksionale që ajo ka tashmë si eksperte në Komisionin e përkohshëm parlamentar për “Thellimin e Reformave, për Mirëqenien, Sundimin e Ligjit dhe Anti-Korrupsionit”, i njohur ndryshe si Komisionin "Fatmir Xhafaj".

Aurela Anastasi është caktuar eksperte me kohë të plotë pranë këtij Komisioni prej Shtatorit të vitit 2024. Ekspertët e thirrur nga Parlamenti kanë detyrimin që të respektojnë kushtet dhe kriteret profesionale, duke iu përgjigjur vetëm komisionit dhe nuk u lejohet të japin komente mbi objektin për të cilin janë ftuar për të dhënë ekspertizën.

Komisioni “Fatmir Xhafaj” u bojkotua nga opozita, si edhe u refuzua në masë e në mënyrë të koordinuar nga të gjithë institucionet kryesore të Drejtësisë, përfshire Gjykatën Kushtetuese, Gjykatën e Lartë, Prokurorinë e Përgjithshme, Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Prokurorinë e Posaçme (SPAK).

Pavaresisht këtij bojkoti masiv, Xhafaj arriti të mbledh disa bashkëpunëtorë të tij të kohës kur po hartohej Reforma në Drejtesi, e cila, siç dallohet lehtësisht, krijoi gati një kolapsim të sistemit gjyqësor.

Mes ekspertëve të rithirrur nga Fatmir Xhafaj është edhe Aurela Anastasi, e cila, me deklarimet e saj publike, ka marrë rolin e intimidueses ndaj institucioneve kushtetuese, një detyrë që shkon përtej kompetencave të Komisionit, por që duhet t’i jetë ngarkuar për ta kryer pa u shqetësuar për “konfliktin e interesit”.

aurela anastasi fatmir xhafaj

Sondazh

Poll