Politike

SPAK nisi procedimin penal për pasurinë e Veliajt, Meta: “Harabeli” vjen erë incenerator, procesi i Prokurorisë së Posaçme, për t'i bërë hije desorosifikimit të produkteve

Meta thotë se SPAK me regji, ngriti sot me dëshpërim në fluturim “Harabelin”, që vjen erë incenerator, për t'i bërë hije procesit të desorosifikimit të produkteve, që sapo ka nisur.

6 Dhjetor 2024, 15:58 Nga M.B
SPAK nisi procedimin penal për pasurinë e Veliajt, Meta:
Foto nga protesta

TIRANA- Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka reaguar nga burgu, nëpërmjet një mesazhi të shpërndarë në rrjetet sociale lidhur me procedimin penal të nisur nga SPAK për pasurinë e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj. Meta thotë se SPAK me regji, ngriti sot me dëshpërim në fluturim “Harabelin”, që vjen erë incenerator, për t'i bërë hije procesit të desorosifikimit të produkteve, që sapo ka nisur.

Gjithashtu lidhur me protestën e sotme të organizuar nga PL para ambienteve të SPAK, Meta ka falenderuar shqiptarët patriotë, sipas tij, që sot u ngritën në këmbë, me guxim dhe ndjenja të forta patriotike e kombëtare.

Postimi:

SPAK-u me regji, ngriti sot me dëshpërim në fluturim “Harabelin”, që vjen erë incenerator, për t'i bërë hije procesit të desorosifikimit të produkteve, që sapo ka nisur.

Falenderim dhe mirënjohje të përzemërt për të gjithë shqiptarët patriotë që sot u ngritën në këmbë, me guxim dhe ndjenja të forta patriotike e kombëtare, për t'i dhënë fondit të kontribuar me regji.
PA DREJTËSI NUK KA LIRI!

ilir meta

Sondazh

Poll