Art&Argëtim

“Nuk jam panikaxhi”, Blendi Fevziu flet për tmerrin e 26 nëntorit: Të dënohet më shumë se sa dikush, shteti është ga

29 Dhjetor 2019, 10:58 Nga DOSJA
“Nuk jam panikaxhi”, Blendi Fevziu flet për tmerrin e 26

TIRANË- Gazetari i njohur, Blendi Fevziu ka qenë i ftuar sëfundmi  në emisionin  “Mos i fol Shoferit” në RTV Ora, ku ai ka folur edhe për përjetimin e keq në tërmetin e 26 nëntorit që tronditi gjithë Shqipërinë.

Ndërkohë që ka shpjeguar tmerrin që ka përjetuar, Fevziu është shprehur se faji për këtë tragjedi që ndodhi në vendin tonë i përket shtetit, dhe se duhen dënuar njerëz fajtor për këtë fatkeqësi që ndodhi.

Nuk jam panikaxhi. E di se njeriu rrezikun mund ta ndeshë dhe mund ta përballë edhe në mes të rrugës edhe në mes të ditës dhe jo në vënde që janë të frikshme, punë sekondash mund të bësh një aksident. Mund të jesh nisur për diku në avion dhe nuk e përcakton dot rrezikun që mund të ndodhë. Njeriu atë shtëpinë e ka garanci se mendon qe do e shesi për tu kuruar, për të shkolluar fëmijët dhe papritur nga babzia e disa ndërtuesve ato u kthyen në shuka letrash dhe aty kupton që gjithçka që t’i ke siguruar në jetë për 5, 10 vjet gjithë kursimi i jetës tënde që është derdhur në atë shtëpi, befas u mbush me plasaritje si pasojë e një babëzie.”-ka thënë gazetari.


Pyetjes, a duhet të dënohet dikush, Fevziu i është përgjigjur kështu: Në mënyrë absolute, duhet të dënohet më shumë se sa dikush. Nëse ky shtet do donte të ishte serioz, historia e parë ishin 5 hotelet që u shembën, ishin me letra të parregullta. Shteti është gabim në çdo gjë.

Tërmeti i 26 nëntorit rezultoi tragjik, pasi humbën jetën 51 persona, mbi 900 të tjerë u lënduan, 47 u nxorën gjallë nga rrënojat. Ky tërmet shkaktoi edhe shumë dëme materiale, mijëra banesa janë dëmtuar dhe për këtë Rama ka ngritur Komitetin e Rindërtimit. Ai ka premtuar se do të ndërtohet nga fillimi çdo banesë që ka dëme të strukturë, ndërsa ato që kanë dëme në mure do të riparohet nga firmat e ndërtimit. Rama tha se projekti i rindërtimin nuk do të dëmtojë “buxhetin 2020”.

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

horoskopi horoskopi blendi fevziu shteti eshte fajtor tragjedia e 26 nentorit 2019 blendi fevziu shteti eshte fajtor tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll