Art&Argëtim

I fshinë këngën me 4 milionë shikime, reagon Elvana Gjata: S’di pse u zhduk videoja ime, e rikthyen prapë, jam e sigurt s

29 Dhjetor 2019, 09:31 Nga DOSJA
I fshinë këngën me 4 milionë shikime, reagon Elvana Gjata:

TIRANË– Disa ditë më parë në kanalin zyrtar të RTSH-së u fshinë papritur dhe pa asnjë shpjegim të gjithë këngët e Festivalit të 58-të. Mëgjithatë problemi duket se është zgjidhur dhe se të gjitha knëgët janë rikthyer në Youtube.

Edhe këngëtarja Elvana Gjata ka njoftuar edhe fansat e saj se kënga më në fund është rikthyer duke u shpjeguar se as ajo nuk e kishte idenë se përse ishte hequr. 

“Me tana është tani e disponueshme në kanalin tim në Youtube. Si përgjigje ndaj të gjithë juve që më pyesni pse kanali i RTSH-së dhe video ime u zhdukën, nuk ia kam idenë…Kishte më shumë se 4 milion ajo video, por jam e sigurt se do bëhen akoma më shumë miliona. Shumë dashuri për ju”, shkruan Elvana.

Disa ditë më parë u finalizua Festivali i 58 i Këngës në RTSh, që fitua nga Arilena Ara me baladën “Shaj”, e cila do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion. Në këtë festival Arilena e mori kupën nga Jonida Maliqi, e cila ishte fituese e të njëjtit çmim, një vit më pare, ndërsa Elvana Gjata me këngën ritmike “Me tana”, zuri vendin e dytë. Ndarja e çmimeve solli shumë polemika, aq sa u përfol edhe për një krisje të marrëdhënies Alketa Vjesiu-Vera Grabocka.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz elvana gjata festivali i 58-të i rtsh me tana elvana gjata festivali i 58-të i rtsh me tana

Sondazh

Poll