Art&Argëtim

“Boll e kryqëzuat Elvanën”, kompozitori Valentin Veizi: S’është faji i saj e as i Alketës, këngëtare me sukses të

28 Dhjetor 2019, 15:53 Nga DOSJA
“Boll e kryqëzuat Elvanën”, kompozitori Valentin Veizi:

TIRANË- Kompozitori Valentin Veizi është bërë pjesë e debatit për Festivalin e 58-të të këngës në RTSh që u finalizua me fitoren e këngëtares Arilena Ara. Në një reagim në rrjetet sociale, Veizi thotë se kënga e Elvana Gjatës ishte pa kompozim profesional, por shton se faji për këtë nuk është i Gjatës, e madje as i Alketa Vejsiut. Përgjegjësia sipas tij duhet kërkuar tek kompozitorët, e jo tek Elvana, që sipas tij është këngëtare me sukses të merituar.

REAGIMI I PLOTË:

Pa dashur te futem ne analize te festivalit te 58-te ne RTVSH, por si pjesëtar i disa festivale dhe fitues i Çmimit te para dy here radhazi e pashe te udhës te ndaje shkurtimisht opinionin tim mbi këtë ngjarje artistike: Me lini t’ju a them qe ne fillim: nuk është faji i Alketës apo Elvanes qe ky festival është katandisur ne këtë nivel, boll e kryqëzuat Alketën (qe për mendimin tim është prezantuese e mire) kryqëzoni ata qe lejuan Alketen te bënte atë qe ajo mendoi është me e mira,(ajo s’është as skenariste, as këngëtare as regjisore) boll e kryqëzuat Elvanen, qe ne llojin e saj është një këngëtare me një sukses te merituar teksti dobët, ajo s’është poete, kompozimi jo i arrire profesionalisht ajo s’eshte kompozitore, ju rrogëtare e administratore qe paguheni per kete pune, ju artiste “profesioniste” nder me te mirët (juri a komision qe përzgjidhni keto materiale), ju duhet te “kryqëzoheni”, përgjegjësia është vetëm e juaja, ju s’keni me te drejte morale e profesionale te drejtoni apo te organizoni kete feste te kenges Shqiptare. Ju thashe se sdo sgjatem ne kete diskutim qe smbaron kurre. Me lini tju pershendese ju miqt e mij dhe dashamiresit e këngës sime me kete kenge duke ju uruar nje vit te Ri te gezuar, te mbare e te bardhe, paqe e dashuri.

Disa ditë më parë u finalizua Festivali i 58 i Këngës në RTSh, që fitua nga Arilena Ara me baladën “Shaj”, e cila do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion. Në këtë festival Arilena e mori kupën nga Jonida Maliqi, e cila ishte fituese e të njëjtit çmim, një vit më pare, ndërsa Elvana Gjata me këngën ritmike “Me tana”, zuri vendin e dytë. Ndarja e çmimeve solli shumë polemika, aq sa u përfol edhe për një krisje të marrëdhënies Alketa Vjesiu-Vera Grabocka.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kulture kulture elvana gjata festivali i 58-të i rtsh valentin veizi elvana gjata festivali i 58-të i rtsh valentin veizi

Sondazh

Poll