Politike

“Salianji një hero i vërtetë”, Berisha: U arrestua pasi bëri një shërbim të madh ndaj publikut

Sipas tij Salianji vetëm ka bërë publik një regjistrim, sipas të cilit Geron Xhafa ishte i përfshirë në trafikun e drogës.

5 Dhjetor 2024, 22:48 Nga M.B
“Salianji një hero i vërtetë”, Berisha: U arrestua
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka komentuar arrestimin e ish-deputetit Ervin Salianji, duke e konsideruar atë si “një hero i vërtetë”. I ftuar në emisionin “Open” në News24, Berisha tha se Salianji u arrestua pasi bëri një shërbim të madh ndaj publikut. Sipas tij Salianji vetëm ka bërë publik një regjistrim, sipas të cilit Geron Xhafa ishte i përfshirë në trafikun e drogës.

“Ervin Salianji pse është në burg? Cfarë ka bërë? Ka denoncuar, ka bërë publike regjistrimin e një gazetari të porositur nga pronari i tij të Geron Xhafës, ku del se ky i fundit merrej me trafiqe. Bëri një shërbim të madh. Geron Xhafa bashkëpunonte ngushtë me Olsi Ramën. Ai është një hero i vërtetë dhe bëri një shërbim të madh ndaj publikut”, u shpreh Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll