Aktualitet

Droga në portin e Valencias dhe roli i shqiptarëve/ Zhabina: Grupet shqiptare zotërojnë një pjesë të portit! Lala: Ka zyrtarë të implikuar!

Gazetarët Xhevahir Zhabina dhe Klodiana Lala, të ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV dhanë detaje në lidhje me këtë operacion.

5 Dhjetor 2024, 21:42 Nga ZH.LL
Droga në portin e Valencias dhe roli i shqiptarëve/ Zhabina: Grupet
Lala-Zhabina

TIRANË- Roli i shqiptarëve në trafikun e drogës në portet europiane po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm, ku së fundmi gjatë një operacioni në portin e Valencias u kap 1 ton kokainë dhe u arrestuan 3 shqiptarë. 

Gazetarët Xhevahir Zhabina dhe Klodiana Lala, të ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV dhanë detaje në lidhje me këtë operacion.

Zhabina ka theksuar se grupet shqiptare zotërojnë një pjesë portit dhe e nxjerrin drogën prej aty. Ndërsa Lala në fjalën e saj u shpreh se specialiteti i kartelit ballkanik është nxjerrja e drogës portet në Europë, teksa theksoi se në këto porte ka zyrtarë të implikuar.

Xhevahir Zhabina: Nga informacioni i mediave spanjolle thuhet se në këtë trafik janë disa persona të arrestuar, spanjollë dhe shqiptarë si dhe drejtuesi i “Guardia Civil”. U kap një ton kokainë. Se sa i rëndësishëm është ky port e tregon dosja e Ervin Matës kur u dhanë masa nga prokurorisë së Posaçme dhe në aplikacionin SKY u zbulua se aty do të vinte një sasi 500 kg kokainë do të vinte nga Ekuadori. Grupet shqiptare zotërojnë një pjesë të portit dhe nxjerrin drogën prej aty. Në dosjen e një viti më parë kishim disa persona të përmendur dhe pika e kontaktit ishte Ergys Dashi dhe personi i kontaktit ishte Ismail Zeneli. Këto janë detajet e para dhe më pas do të shohim cilët janë grupet e interesuara.

Klodiana Lala: Karteli ballkanik ka shkuar jo vetëm në vendin e origjinës, por specialiteti është nxjerrja e drogës nga portet në Evropë. Kur flitet për kartele janë disa grupime bashkë që sjellin drogën. Në portin e Valencias janë dy grupime. Ergysh Dashi fliste për dërgesa deri në 10 ton kokainë, por nuk kishte persona për t’i nxjerrë nga portet e BE-së. Dy janë grupet si klani “Farruku” dhe klani “Kaçorri”. Kokaina shpërndahet në vendet e BE-së veçanërisht në Britani dhe paratë vijnë për t’u pastruar edhe në Shqipëri. Ka zyrtarë të implikuar në këto porte dhe nuk është vetëm histori shqiptare.

xhevahir zhabina klodiana lala

Sondazh

Poll