Aktualitet

EMËR+FOTO/ Ky është shqiptari që vrau gruan në Athinë dhe e mbajti për 1 javë në shtëpi trupin e pajetë

Kastriot Cenko, nga Fieri deklaroi para policisë se e ka vrarë gruan e tij me çekiç dhe e ka mbajtur trupin e pajetë në papafingo prej një jave.

5 Dhjetor 2024, 20:39 Nga E. D
EMËR+FOTO/ Ky është shqiptari që vrau gruan në
Kastriot Cenko

GREQI- Personi në foto është  39-vjeçari shqiptar që vrau gruan e tij me çekiç. Kastriot Cenko, nga Fieri deklaroi para policisë se e ka vrarë gruan e tij me çekiç dhe e ka mbajtur trupin e pajetë në papafingo prej një jave.

Ngjarja ka ndodhur të enjten e kaluar në Athinë dhe pasditen e sotme ai ka lajmëruar policinë. Kur në vendgjarje ka mbërritur grupi hetimor, kanë konstatuar erë të keqe dhe në papafingo gjetën trupin të mbuluar me çanta të zezë.

Bashkëshorti i ka thënë policisë se e ka vrarë me çekiç dhe me duar për shkaqe xhelozie teksa fëmijët ishin në shkollë. Gjatë kohës që trupi i pajetë ishte në papafingo, fëmijët kanë lëvizur në shtëpi pa e ditur ngjarjen e rëndë. 

kastriot cenko

Sondazh

Poll