Aktualitet

Aksident me vdekje në Kavajë/ Pëplasen dy makina, humb jetën një kalimtar i rastit në rrugë

Mësohet se gjatë përplasjet, mjeti tip "Peugeot" ka dalë jashtë rruge duke përplasur një kalimtarë të rastit me iniciale B. F, i cili humbi jetën gjatë rrugës për në spital. 

5 Dhjetor 2024, 20:12 Nga ZH.LL
Aksident me vdekje në Kavajë/ Pëplasen dy makina, humb jetën
Foto ilustruese

KAVAJË- Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Gosë-Vilë Bashtovë. Raportohet se një mjet tip "Ford" është përplasur me mjet tip "Peugeot", ky i fundit kishte ndaluar për shkak të një defekti teknik por ra ndezur sinjalet.

Mësohet se gjatë përplasjet, mjeti tip "Peugeot" ka dalë jashtë rruge duke përplasur një kalimtar të rastit me iniciale B. F, rreth moshës 60-vjeç, i cili humbi jetën gjatë rrugës për në spital. 

Ndërkohë drejtuesi i mjetit tip "Ford", K. O., është shoqëruar në komisariat. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes

Njoftimi:

Kavajë/Informacion paraprak

Në aksin rrugor Gosë-Vilë Bashtovë, një automjet tip Ford, me drejtues shtetasin K. O, ka përplasur një automjet tip Peugeot të ndaluar në rrugë, për shkak të një defekti teknik por pa ndezur sinjalet dhe pa vënë sinjalistiken kufizuese/ informuese në rrugë.

Nga përplasja, automjeti tip Peugeot, me drejtues shtetasin B.F, rreth 60 vjeç, është zhvendosur jashtë rruge duke përplasur edhe shtetasin B.F, i cili për pasojë ka humbur jetën rrugës për në spitalin rajonal.

Drejtuesi i automjetit tip Ford shtetasi K. O, është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme proceduriale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plote te rrethanave të ngjarjes.

 

aksident

Sondazh

Poll