Aktualitet

Aksident në aksin Lushnjë-Berat/ Makina kthehet përmbys, drejtuesja e mjetit përfundon në spital (FOTO)

Mësohet se mjeti ka përfunduar në kanalin anash rrugës, duke u kthyer përmbys.

5 Dhjetor 2024, 19:48 Nga E. D
Aksident në aksin Lushnjë-Berat/ Makina kthehet përmbys,
pamje nga aksidenti

LUSHNJE- Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Lushnjë-Berat. Mësohet se mjeti ka përfunduar në kanalin anash rrugës, duke u kthyer përmbys.

Si pasojë e aksidentit ka mbetur e plagosur drejtuesja e mjetit. Gjithashtu 25-vjeçarja është dërguar me urgjencë në spitalin e Lushnjës, ku dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. 

Ndërsa policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po heton shkaqet e aksidentin. Po ashtu dyshohet se drejtuesja e mjetit ka humbur kontrollin si pasojë e shpejtësisë dhe lagështisë në rrugë. 

aksident ne aksin lushnje-berat

Sondazh

Poll