Bota

Hulumtimi: Ngrënia e çokollatës së zezë zvogëlon rrezikun e diabetit të tipit 2

Në total, të dhënat përfshinin 192,000 pjesëmarrës që nuk kishin histori të diabetit, sëmundjeve të zemrës ose kancerit në fillim të studimeve dhe që raportuan zakonet e tyre të të ngrënit, duke përfshirë konsumin e çokollatës, peshën trupore dhe statusin e diabetit, mbi 30 e më shumë vite.

5 Dhjetor 2024, 09:42 Nga N.F
Hulumtimi: Ngrënia e çokollatës së zezë zvogëlon
Foto ilustruese

ANGLI- Rreziku i reduktuar i diabetit të tipit 2, nga konsumimi i çokollatës së zezë, është vërtetuar nga një studim shumëvjeçar nga Shkolla e Shëndetit Publik të Harvardit THChan. Sipas hulumtimit të publikuar në internet në revistën “The BMJ”, ekspertët gjetën përfitimet e dobishme të çokollatës së zezë në lidhje me diabetin e tipit 2. Në veçanti, studiuesit përdorën të dhëna nga tre studime vëzhguese afatgjata amerikane të infermiereve femra dhe profesionistëve meshkuj të shëndetit.


Në total, të dhënat përfshinin 192,000 pjesëmarrës që nuk kishin histori të diabetit, sëmundjeve të zemrës ose kancerit në fillim të studimeve dhe që raportuan zakonet e tyre të të ngrënit, duke përfshirë konsumin e çokollatës, peshën trupore dhe statusin e diabetit, mbi 30 e më shumë vite. Ai zbuloi se pjesëmarrësit e studimit të cilët konsumonin të paktën pesë racione të çdo lloji çokollatë në javë (një porcion është i barabartë me rreth 28 gramë) kishin një rrezik 10% më të ulët të zhvillimit të diabetit të tipit 2 krahasuar me ata që hanin rrallë ose kurrë çokollatë.

Çokollata e zezë pati një ndikim edhe më të madh. Ata që konsumonin të paktën pesë racione të kësaj çokollatë në javë kishin një rrezik 21% më të ulët të zhvillimit të diabetit të tipit 2. Studiuesit vërejtën gjithashtu një reduktim prej 3% të rrezikut për çdo porcion të çokollatës së zezë të konsumuar në javë.

Në të kundërt, konsumimi i çokollatës së qumështit nuk u shoqërua me një rrezik të reduktuar të diabetit të tipit 2, por u shoqërua me shtim në peshë afatgjatë, një faktor i mundshëm kontribues në zhvillimin e diabetit të tipit 2. Profesori i asociuar në Departamentin e Ushqyerjes dhe Epidemiologjisë në Harvard, Ki Shan, një nga autorët e studimit, shpjegon se ndonëse çokollata e zezë dhe çokollata me qumësht kanë nivele të ngjashme të kalorive dhe yndyrave të ngopura, duket se polifenolet e pasura në çokollatën e zezë mund të kundërshtojë efektet e yndyrave të ngopura dhe sheqerit në shtimin e peshës dhe diabetit. 


Së fundi, studiuesit sqarojnë se konsumi mesatar i çokollatës së pjesëmarrësve në studim ishte relativisht i ulët, kështu që gjetjet mund të mos shtrihen tek njerëzit me nivele shumë të larta konsumi.

cokollate e zeze diabet i tipit 2

Sondazh

Poll