Bota

Shefi i ushtrisë së Koresë së Jugut jep dorëheqjen pas kaosit të shkaktuar nga ligji ushtarak

ark ishte komandanti i ligjit ushtarak, por ai i kishte thënë parlamentit më herët se nuk kishte të bënte me deklaratën e presidentit Yoon të martën mbrëma.

5 Dhjetor 2024, 09:30 Nga N.F
Shefi i ushtrisë së Koresë së Jugut jep dorëheqjen pas
Park An-su

KORE- Shefi i ushtrisë së Koresë së Jugut, Park An-su, tha se dje ka dhënë dorëheqjen. Park ishte komandanti i ligjit ushtarak, por ai i kishte thënë parlamentit më herët se nuk kishte të bënte me deklaratën e presidentit Yoon të martën mbrëma.


“Ndërsa jemi ekspertë ushtarakë, nuk jemi ekspertë të ligjit ushtarak”, tha ai, duke shtuar se nuk ishte i përfshirë në hartimin e urdhrit.


Më herët sot, Yoon pranoi dorëheqjen e ministrit të Mbrojtjes, Kim Yong-hyun, i cili thuhet se i propozoi atij ligjin ushtarak. Në anën tjetër, qytetarët po vazhdojnë protestat madje në disa video shihet se si një gazetare ia rrëmben për një moment pushkën ushtarit.

park an-su

Sondazh

Poll