Bota

U kap në aeroport teksa po nisej për Siri, arrestohet 19-vjeçarja në Itali, do bashkohej me një grup xhihadist

Ajo ishte gati të hipte në një avion për në Turqi, nga ku synonte të kalonte më pas në Siri dhe t'i bashkohej një grupi xhihadist.

5 Dhjetor 2024, 09:59 Nga N.F
U kap në aeroport teksa po nisej për Siri, arrestohet
Foto ilustruese

ITALI- Një vajzë 19-vjeçare, me origjinë nga Kenia, u arrestua në aeroportin Orio al Serio të Bergamos. Ajo ishte gati të hipte në një avion për në Turqi, nga ku synonte të kalonte më pas në Siri dhe t'i bashkohej një grupi xhihadist.

E reja jetonte në një komunitet në Milano dhe vinte nga një realitet i vështirë familjar. Prokurorët konstatuan se në periudhën e fundit ajo kishte kontakte telefonike me njerëz që ndodheshin në Lindjen e Mesme.


Në të njëjtën kohë, ajo kishte postuar video në internet, në të cilat ajo vetë shprehte propagandë në favor të xhihadizmit. Siç kanë konstatuar autoritetet italiane, një burrë kishte kontaktuar ditët e fundit dhe ishte gati për të “mirëpritur” 19-vjeçaren në aeroportin e Stambollit.

arrestohet 19-vjeçarja ne itali

Sondazh

Poll