Bota

Protestat në Gjeorgji/ Lideri i opozitës rrethohet nga efektivët, kapet nga këmbët dhe duart, tërhiqet zvarrë drejt makinë së policisë (VIDEO)

Nga pamjet e publikuara së fundmi nga mediat duket momenti kur lideri i opozitës në Gjeorgji u tërhoq zvarrë nga zyrat e partisë së tij nga policia. Gjithashtu mësohet se gjatë këtij episodi janë dhunuar fizikisht edhe protestues.

5 Dhjetor 2024, 10:32 Nga N.F
Protestat në Gjeorgji/ Lideri i opozitës rrethohet nga efektivët,
Momenti i arrestimit

GJEORGJI- Një tjetër episod i dhunshëm është regjistruar në Gjeorgji. Nga pamjet e publikuara së fundmi nga mediat duket momenti kur lideri i opozitës në Gjeorgji u tërhoq zvarrë nga zyrat e partisë së tij nga policia. Gjithashtu mësohet se gjatë këtij episodi janë dhunuar fizikisht edhe protestues.

48-vjeçari Niko Gvaramia është udhëheqësi i një prej katër grupeve opozitare ndërsa nga videot epublikuara duket i cili kapet nga duar dhe këmbët nga policia. Siç mund të shihet ai tenton të shkëputet nga duart e policëve ndërsa protestuesit e tjerë reagojnë nga dhuna. Gvaramia është futur në makinën e policisë dhe është arrestuar. Ngjarja ndodhi në zyrat e partisë, që ndodhet në një rrugë ngjitur me parlamentin e vendit në Tbilisi. Pas kësaj ngjarje liderët e tjerë të opozitës u takuan në një hotel në kryeqytetin e Tbilisit dhe vendosën që të rrisnin bashkëpunimin dhe të shtynin për një grevë të përgjithshme në publik. 

Disa prej drejtuesve të opozitës u sulmuan pasi lanë hotelin. Dy prej tyre u arrestuan nga policia, mes tyre kampioni i botës në mundje, Zurabi Datunashvili. Në total, opozita tha se u arrestuan 11 anëtarë të saj, duke përfshirë edhe drejtuesin e partisë Gjeorgjia e Fortë, Aleko Elisashvili dhe dy kolegë të tjerë. Lëvizja Kombëtare e Bashkuar tha se u arrestuan pesë anëtarë të zyrës së saj të rinisë. Po ashtu janë kontrolluar disa banesa.

 

protestat ne gjeorgji

Sondazh

Poll