Politike

Ligji i propozuar nga PS për faljen e gjobave, Nallbati: Iu vijnë ligje dhe projektligje me sms dhe pastaj na i prezantoni

Duke ironizuar, Nallbati tha se mund "të votojnë fillimisht ligjet e projektligjet dhe pastaj t'i shqyrtojnë".

5 Dhjetor 2024, 11:06 Nga r.ll
Ligji i propozuar nga PS për faljen e gjobave, Nallbati: Iu vijnë
bledion nallbati

TIRANË- Ligji i propozuar nga mazhoranca për faljen e gjobave për ndërtime pa leje ka shkaktuar debate të ashpra në seancë plenare.

Deputeti i PD-së, Bledjon Nallbati iu drejtua Spiropalit dhe mazhorancës nuk i akuzuar se po tallen, pasi sipas tij iu prezantojnë ligjet dhe projektligjet që "iu vijnë me sms". Duke ironizuar, Nallbati tha se mund "të votojnë fillimisht ligjet e projektligjet dhe pastaj t'i shqyrtojnë".

DEBATI:

Bledion Nallbati: U duk ashiqare që ato fletët e bardha paçavure ishin fletë të bardha me firma dhe s’kishte asnjë projektligj. Ju s’mund të talleni, u vijnë ligje me sms dhe na i prezantoni në minutë të fundit. Pse si bëjmë ndryshe, i votojmë sot dhe i shqyrtojmë javës tjetër. S’ka problem e bëjmë edhe këtë se ky Parlament nuk është se ka ndonjë rol tjetër.

Elisa Spiropali: Nëse doni të kapeni me faljen e gjobave, kapuni, por nuk besoj se u bën nder. Nuk është procedurë.

Bledion Nallbati: Fjalën ma dhe mua apo vetes.

Bledion Nallbati në foltore: E ke ves të keq që i ndërhyn çdo deputeti në fjalë. A ka mundësi të mos i ndërhysh më deputetëve në fjalën e vet. Nuk i mëson ti se çfarë do thonë. Me këtë dhembshurinë e faljes së gjobave na këputët shpirtin, ju që keni 12 vite që i masakroni njerëzit, nuk guxoni ti ndalni ata që ndërtojnë pallate e kulla në mes të Tiranës, ua legalizoni ndërtimet pa leje. Kemi 12 vjet që arrestoni hallexhinj që mbulojnë çatinë se u shiu brenda, tani vutë zemrën dhe u bëtë të dhimbsen. Na jepni ndonjë mjekim se po pësojmë ndonjë goditje zemre nga dhembshuria e madhe e këtyre që masakrojnë njerëzit.

bledjon nallbati seance plenare 5 dhjetor 2024

Sondazh

Poll