Politike

Hetimet për ish-deputetin Jurgis Çyrbja/ Thirret në SPAK Adrian Çela, do të pyetet në cilësinë e drejtuesit politik të qarkut të Durrësit

Mësohet se ai është thirrur për të dëshmuar në kuadër të hetimeve për ish-deputetin e PS, Jurgis Çyrbja. Çela do të pyetet në cilësinë e drejtuesit politik të qarkut të Durrësit.

5 Dhjetor 2024, 10:16 Nga N.F
Hetimet për ish-deputetin Jurgis Çyrbja/ Thirret në SPAK Adrian
Jurgis Çyrbja

TIRANË- Ditën e sotme është thirrur në SPAK ish-kreu i OSHEE-së Adrian Çela. Mësohet se ai është thirrur për të dëshmuar në kuadër të hetimeve për ish-deputetin e PS, Jurgis Çyrbja. Çela do të pyetet në cilësinë e drejtuesit politik të qarkut të Durrësit.

Për të njëjtën dosje gjithashtu u pyet edhe ish-kryebashkuaku i Durrësit, Vangjush Dako. Nga hetimet e kryera nga SPAK, ka rezultuar se Çyrbja ka komunikuar përmes aplikacionit të enkriptuar “Sky ECC” me persona të shpallur në kërkim  informacion rreth përmbajtjes së dokumenteve dhe akteve që sipas ligjit përbëjnë sekret shtetëror. 

Bashkë me Çyrbjan është arrestuar edhe një bashkëpunëtor, Ahmet Masha. Masha është një emër i njohur për drejtësinë dhe Policinë, për disa vepra penale të mëparshme dhe i hetuar. 

spak jurgis cyrbja adrian cela

Sondazh

Poll