5 Dhjetor 2024, 10:33
Nga r.ll
gazment bardhi
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka kërkuar sot në Kuvend, që të katërt grupet parlamentar të kenë në dispozicion draft-opinionin e Komisionit të Venecias për mandatin e deputetes, Olta Xhaçka.
Bardhi iu drejtua kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropalit dhe mazhorancës duke i thënë se mund të mos ju ketë pëlqyer draft-opinioni dhe prandaj sipas tij, po e mbajnë të fshehtë. Ai deklaroi më tej se delegacioni për në Venecia është i përbërë vetëm nga anëtarë të mazhorancës, duke mos pasur asnjë të opozitës.
Spiropali në përgjigjen e saj tha se ende nuk ka një dokument zyrtar, ndërsa u shpreh se sapo të vijë do t'ju shpërndahet grupeve parlamentare.
DISKUTIMI:
Gazment Bardhi: Draft-opinioni i komisionit të Venecias u është paraqitur juve zonja kryetare. Ju keni njohur grupin parlamentar të PS me draft-opinionin. Ndërkohë që grupin parlamentar të opozitë nuk e keni vënë në dispozicion, që ne të kemi mundësi t’i shohim. Sigurisht që mund të mos ju ketë pëlqyer draft opinioni dhe e keni mbajtur atë të fshehur. E keni detyrim që atë draft-opinion që komisioni i Venecias ju ka dërguar, e keni kërkuar si kryetare e Kuvendit dhe për këtë arsye s'duhet t’i tradhtoni grupet parlamentare në të njëjtën mënyrë. Ndodh për herë të parë që delegacioni të përbëhet nga deputetë të mazhorancës. Gjithmonë përbërja ka qenë 4 anëtarë të Kuvendit, 2 nga opozita dhe 2 nga mazhornaca. Dua të di, jemi shpallur armiq të popullit ne nga partia juaj në pushtet? Ka ndonjë motiv të caktuar?
Elisa Spiropali: Më jepni mundësi të bëj një sqarim. Nuk ka dokument zyrtar, sapo të vijë, do të ndahet sipas rregullave të komisionit të Venecias dhe jo të Shqipërisë. Shumica s’ka asnjë draft të komisionit të Venecias. Bëhet publik dhe deputetët do e kenë. Zoti Bardhi mos spekuloni. Unë do jem në seancë në bazë të kërkesës që kam bërë.
gazment bardhi elisa spiropali seance plenare 5 dhjetor 2024
Politike
5 Dhjetor 2024, 10:20
r.ll
gazment bardhi, elisa spiropali
TIRANË- Ka nisur seanca e sotme plenare në Kuvend. Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Ga...
Politike
5 Dhjetor 2024, 10:16
N.F
Jurgis Çyrbja
TIRANË- Ditën e sotme është thirrur në SPAK ish-kreu i OSHEE-së Adrian Çela. Mësohet se ai &...
Politike
5 Dhjetor 2024, 08:58
r.ll
kuvendi
TIRANË- Ditën e sotme në Kuvend do të zhvillohet seanca plenare e radhës. Në rendin e ditës të seancë...
Politike
4 Dhjetor 2024, 22:02
ZH.LL
Albana Vokshi
WASHINGTON- Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka zbardhur takimet me kongresmenët amerikanë. Teksa ndodhet n&eum...
Politike
4 Dhjetor 2024, 20:20
M.B
Foto ilustruese
KOSOVA- Autoritetet e Kosovës i kanë bërë thirrje diplomacisë perëndimore të mbajë përgjegj&eu...
Politike
4 Dhjetor 2024, 20:16
M.B
Veton Surroi
KOSOVA- Publicisti i njohur nga Kosova, Veton Surroi vlerëson se sulmi i javës së kaluar në Kosovë përbën n...
Politike
4 Dhjetor 2024, 20:12
ZH.LL
Kurti
SARAJEVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të shkojë të enjten në mbrëmje, më 5 dhjetor, në Saraj...
Politike
4 Dhjetor 2024, 19:53
ZH.LL
PD
WASHINTON- Përfaqësues të Partisë Demokratike dhe Partisë Republikane ndodhen në Washington pasi po marrin pjesë...
Politike
4 Dhjetor 2024, 19:36
E. D
Ina Zhupa
TIRANË- Kryetarja e Komisionit të Edukimit dhe Medias, Ina Zhupa ka reaguar pas deklaratës së sotme të deputetit sociali...
Politike
4 Dhjetor 2024, 19:46
M.B
Vjosa Osmani
BRUKSEL- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha më 4 dhjetor se gjatë takimeve që ka zhvilluar në Bruksel me zyrtar...