Politike

"Delegacioni për në Venecia i përbërë vetëm nga mazhoranca", Korreshi: Bushka do të na përfaqësojë, nuk di të lexojë vendimin e Kushtetueses

Bardhi tha se delegacioni që do të shkojë në Venecia për mandatin e deputetes Olta Xhaçka përbëhet vetëm nga anëtarë të mazhorancë. 

5 Dhjetor 2024, 10:45 Nga r.ll
"Delegacioni për në Venecia i përbërë vetëm
kuvendi

TIRANË- Kreu i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi tha më herët se delegacioni që do të shkojë në Venecia për mandatin e deputetes Olta Xhaçka përbëhet vetëm nga anëtarë të mazhorancë. 

Duke ironizuar përbërjen e delegacionit, deputeti demokrat Saimir Korreshi, tha se do të përfaqësohen nga Klotilda Bushka që sipas tij nuk di të lexojë vendimet e Gjykatës Kushtetuese. 

"Duke qenë se keni formuar delegacionin për në Venecia dhe për ne të tjerët nuk kishte bileta, një pyetje kam unë për të gjithë shqiptarët, se ajo zonja Bushka që do të na përfaqësoje në Venecia nuk di të lexojë vendimin e Kushtetueses, donte ekspert kushtetues. Ajo në mbledhjen e Këshillit të legjislacionit ka kërkuar ekspert sepse nuk dinte të lexonte vendimin, Donte relacion, erdhi relacioni pro opozitës. Tani do ta çojë në Venecia, por si do ta çojë atje kur s’dinte të lexonte vendimin e Kushtetueses.", tha Korreshi.

saimir korreshi

Sondazh

Poll