Politike

Degradon Kuvendi/ Bardhi: Firmat për faljen e gjobave po i mblidhni tani. Spiropali: Mos bëni teatër. Deputeti demokrat: Ik, legen

Deputeti demokrat Gazment Bardhi ka deklaruar se maxhoranca nuk mund të trajtojë Kuvendin si dyqan personal.

5 Dhjetor 2024, 11:00 Nga I.A
Degradon Kuvendi/ Bardhi: Firmat për faljen e gjobave po i mblidhni tani.
Bardhi

TIRANË- Debati në Kuvend ka degraduar për shkak të propozimit të ligjit për faljen e gjobave për ndërtimet pa leje nga PS-ja. Deputeti demokrat Gazment Bardhi ka deklaruar se maxhoranca nuk mund të trajtojë Kuvendin si dyqan personal. Ndërkohë që ka theksuar se kërkesa tani po firomset nga deputetet socialistë. 

Pjesë nga debati:

Bardhi: Nuk u njoftuam tek njoftimet në nisje të çdo seance. Nëse ju duhet kohë të uleni të mblidhni firmat s'mund ta trajtoni si dyqan personal kuvendi, solleni sipas rregullores këtë propozim, njoftojeni në seancë sa më parë. S’mund të njoftohet një kërkesë në fund të seancës dhe respektoi rregulloren.

Spiropali: Mos abuzoni, është kërkesë e 40 deputetëve.

Bardhi: Silleni ku e keni.

Spiropali: I lutem sekretarisë sillni kërkesën e 40 deputetëve.

Bardhi: Ku e keni kërkesën, tregojeni,

Spiropali: Mos bëni teatër

Bardhi: Ligjet nuk vijnë me sms. Ik pirdhu ti legen.

 

gazment bardhi

Sondazh

Poll