Politike

Takimet me Kongresmenët amerikanë, Vokshi: Diskutuam për situatën parazgjedhore në Shqipëri dhe për sulmin terrorist në Kosovë

Përmes një postimi në rrjetin e saj social, Facebook, Vokshi thotë se gjatë takimit me Kongresmenët Pete Sessions dhe Keith Self kanë diskutuar për situatën parazgjedhore në Shqipëri, influencën e krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe përdorimit nga qeveria për qëllime të pushtetit.

4 Dhjetor 2024, 22:02 Nga ZH.LL
Takimet me Kongresmenët amerikanë, Vokshi: Diskutuam për
Albana Vokshi

WASHINGTON- Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka zbardhur takimet me kongresmenët amerikanë. Teksa ndodhet në Washington sëbashku me përfaqësues të tjerë të PD-së, Vokshi ka zbuluar takimet dhe temat që janë diskutuar.

Përmes një postimi në rrjetin e saj social, Facebook, Vokshi thotë se gjatë takimit me Kongresmenët Pete Sessions dhe Keith Self kanë diskutuar për situatën parazgjedhore në Shqipëri, influencën e krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe përdorimit nga qeveria për qëllime të pushtetit.

Vokshi thotë se gjithashtu është diskutuar edhe për situatën e rajonit, kryesisht për sulmin terrorit në veri të Kosovës.

Më tej, deputetja Vokshi ka zbuluar se është takuar me Yulia Navalnaya, tashmë simbol i rezistencës dhe vendosmërisë për të vazhduar veprimtarinë e bashkeshortit të saj Alexei Navalny.

Postimi i plotë:

Dita e parë filloi me një mëngjes pune në Capitol Hill me Kongresmenin Pete Sessions dhe Kongresmenin Keith Self.
Së bashku me kolegun Fatmir Mediu, z. Zotaj dhe z. Muzhaqi diskutuam për situatën parazgjedhore në Shqipëri, influencën e krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe përdorimit nga qeveria për qëllime të pushtetit.
U diskutua për situatën në rajon, sulmin terrorist të ditëve të fundit në Veriun e Kosovës me qëllim destabilitetin për interesa të Sërbisë dhe aletaëve të saj si dhe nevojën për një bashkëpunim politik dhe ushtarak të vëndeve të NATOs në ballkan në partneritet me SHBA, duke përfshirë dhe Kosovën për të frenuar qëllimet e Serbisë, Rusisë dhe Kinës.
Në aktivitetin në Florida International Unicersity (FIU), organizuar nga FIU dhe Fondacioni Suedez Jarl Hjalmarson, pata rastin të takoja Yulia Navalnaya, tashmë simbol i rezistencës dhe vendosmërisë për të vazhduar veprimtarinë e bashkeshortit të saj Alexei Navalny.

albana vokshi pd

Sondazh

Poll