Bota

Kuba: Plani i Trumpit për dëbim masiv të emigrantëve është joreal dhe i padrejtë!

Trumpi është zotuar se do ta luftojë imigracionin, duke e dëbuar një numër rekord imigrantësh. Nënpresidenti i zgjedhur amerikan, JD Vance, ka vlerësuar se deri në 1 milion njerëz mund të dëbohen në vit.

5 Dhjetor 2024, 08:20 Nga N.F
Kuba: Plani i Trumpit për dëbim masiv të emigrantëve
De Cossio

KUBA- Propozimi i presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump, për t’i dëbuar në masë të madhe imigrantët që jetojnë jashtëligjshëm në Shtetet e Bashkuara, në mesin e të cilëve mund të ketë edhe kubanë, është joreal dhe i padrejtë, tha zëvendësministri i Jashtëm i Kubës, Carlos Fernandez de Cossio.

Trumpi është zotuar se do ta luftojë imigracionin, duke e dëbuar një numër rekord imigrantësh. Nënpresidenti i zgjedhur amerikan, JD Vance, ka vlerësuar se deri në 1 milion njerëz mund të dëbohen në vit.

De Cossio i bëri këto komente të mërkurën pas një bisede rreth emigracionit me homologët nga administrata e presidentit amerikan Joe Biden në Havanë. Çdo propozim i tillë për dëbim duhet të shqyrtohet brenda kufijve të marrëveshjeve ekzistuese për emigracionin midis Shteteve të Bashkuara dhe Kubës, tha ai për gazetarët.

“Në këtë kontekst, nuk është gjë reale të mendohet se mund të ketë dëbime masive nga Shtetet e Bashkuara në Kubë”, tha de Cossio.

Sipas marrëveshjeve ekzistuese, Kuba ka pranuar një numër të vogël njerëzish të dëbuar nga SHBA-ja përmes ajrit dhe detit gjatë administratës Biden. Tom Homan, i emëruari i Trumpit për çështjet kufitare, ka deklaruar se kryesisht do të dëbohen kriminelët dhe ata që kanë urdhra përfundimtarë për dëbim, por nuk ka përjashtuar specifikisht grupe apo kombësi të caktuara.

Propozimi i Trumpit për dëbime nuk u diskutua me zyrtarët e Bidenit gjatë bisedimeve dypalëshe për migracionin të mërkurën, tha de Cossio. Një delegacion i SHBA-së u takua me zyrtarë kubanë në Havanë për t’i rishikuar Marrëveshjet për Migracionin mes SHBA-së dhe Kubës, të cilat datojnë nga viti 1984, tha Brian Nichols, diplomati kryesor i SHBA-së për Amerikën Latine.

“[Delegacioni] nënvizoi suksesin tonë në frenimin e migracionit të parregullt detar dhe tokësor nga Kuba”, tha Nichols.

Nuk është e qartë nëse Trump do t’i respektojë marrëveshjet ekzistuese me Kubën apo do të përpiqet t’i rinegociojë ato, siç ka bërë në rrethana të tjera. Prej dekadash, Kuba ka fajësuar embargon tregtare të epokës së Luftës së Ftohtë nga SHBA-ja për shkatërrimin e ekonomisë së saj dhe nxitjen e migrimit masiv të kubanëve në Shtetet e Bashkuara.

Por dëbimi i madh dhe kthimi i tyre në shtëpi do të ishte drastik dhe i padrejtë, tha de Cossio.

“Të përpiqesh të dëbosh dhjetëra mijëra ose qindra mijëra kubanë në Kubë... do të thotë të shkulësh nga rrënjët njerëz që tashmë kanë ndërtuar jetën e tyre në Shtetet e Bashkuara”, shtoi ai./ REL

trump cuba

Sondazh

Poll

Bota 4 Dhjetor 2024, 22:26 E. D

VOA: Bie qeveria në Francë

Michel Barnier FRANCË- Ligjvënësit e opozitës rrëzuan të mërkurën qeverinë e Francës, duke thelluar kriz&...