Aktualitet

Flakët shkrumbojnë banesën në Lezhë, familjarët shpëtojnë mrekullisht, dëme të shumta materiale

Gjithashtu flakët kanë shkaktuar dëme të mëdha materiale.

4 Dhjetor 2024, 20:00 Nga E. D
Flakët shkrumbojnë banesën në Lezhë, familjarët
pamje nga vendngjarja

LEZHË- Një banesë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në fshatin Markatomaj të Lezhës. Gjithashtu flakët kanë shkaktuar dëme të mëdha materiale. Në momentin e rënies së flakëve, në banesë ndodhej vetëm kryefamiljari, i cili fatmirësisht ka arritur të dalë jashtë në kohë. 

Po ashtu në vendngjarje ka shkuar menjëherë zjarrfikësja e cila ka shuar flakët. Nërkohë dyshohet se shkak i zjarrit mund të ketë qenë një shkëndijë elektrike, por hetimet e policisë janë ende në zhvillim për të përcaktuar rrethanat e sakta të ngjarjes.

Sondazh

Poll