Aktualitet

Mbante në banesë armë automatike dhe fitila të dyshuar si granate dhe tritoli, arrestohet 65-vjeçari në Pogradec

Bëhet me dije se forca të shumta janë angazhuar në vendngjarje për të kryer hetimet e nevojshme dhe për të zbardhur rrethanat që çuan në posedimin e këtyre materialeve nga i dyshuari.

4 Dhjetor 2024, 19:22 Nga M.B
Mbante në banesë armë automatike dhe fitila të dyshuar si
Foto ilustruese

POGRADEC- Një 65-vjeçar i identifikuar si Xh. Cake, është arrestuar në Pogradec pasi në banesën e tij gjatë kontrollit u gjet një armë automatike e tipit kallashnikov, municione të ndryshme, si dhe fitila të dyshuar si granate dhe tritoli. 

Mësohet se Cake është shoqëruar në komisariatin e Pogradecit, ku pritet të merret në pyetje për të dhënë sqarime lidhur me origjinën dhe qëllimin e mbajtjes së arsenalit të armëve dhe municioneve.

Po ashtu bëhet me dije se forca të shumta janë angazhuar në vendngjarje për të kryer hetimet e nevojshme dhe për të zbardhur rrethanat që çuan në posedimin e këtyre materialeve nga i dyshuari.

 

pogradec

Sondazh

Poll