Aktualitet

Sherr me sende të forta mes disa personave në Tiranë, tre prej tyre përfundojnë në spital, dy të tjerë në polici

Gjithashtu policia bën të ditur se tre persona janë plagosur me sende të forta dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

4 Dhjetor 2024, 17:37 Nga E. D
Sherr me sende të forta mes disa personave në Tiranë, tre prej
foto ilustruese

TIRANË- Një sherr masiv ka ndodhur mes disa personave në rrugën “Thoma Koxhaj” në Tiranë. Gjithashtu policia bën të ditur se tre persona janë plagosur me sende të forta dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Ndërsa dy të tjerë janë shoqëruar në polici për veprime të mëtejshme. Ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të konfliktit. 

Njoftimi i Policisë:

Më datë 04.12.2024, rreth orës 16:50, në rrugën “Thoma Koxhaj”, janë konfliktuar dyshohet me sende të forta, shtetasit Sh. H., dhe K. H., me shtetasit F. C., G. Z., dhe S. Z. Si pasojë janë dëmtuar shtetasit F. C., G. Z. dhe S. Z. të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, ndërsa shtetasit Sh. H. dhe K. H., janë shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të konfliktit.

sherr ne tirane

Sondazh

Poll