Aktualitet

"Jemi në terrin e ditëve të para!" Hetim paralel për vrasjen e Martin Canit! Avokati i familjes: Kemi bërë e një sërë shkresa për institucione të tjera duke nisur nga shkolla

Krahas grumbullimit të dëshmive, avokati Ramaj ka nisur që prej  27 nëntorit kërkesat për marrjen e dokumentave shtetërore mbi rastin por dosja e 14 vjeçarit  nuk është dorëzuar zyrtarisht ende në duart e tij.

4 Dhjetor 2024, 19:56 Nga M.B
"Jemi në terrin e ditëve të para!" Hetim paralel
Martin Cani dhe avokati

TIRANA- Avokati Redi Ramaj thotë se familja e Martin Canit ka nisur një hetim paralel me organet e drejtësisë për ngjarjen ku humbi jetën 14 vjeçari, në përpjekje sipas tij për të shuar konfuzionin mbi hetimin institucional. Krahas grumbullimit të dëshmive, avokati Ramaj ka nisur që prej  27 nëntorit kërkesat për marrjen e dokumentave shtetërore mbi rastin por dosja e 14 vjeçarit  nuk është dorëzuar zyrtarisht ende në duart e tij. Ai tha për Top Channel se deri më sot akoma janë në terrin e ditëve të para dhe kjo nuk është normale.

“Mendojmë që zbardhja edhe e ngjarjes së ditës së premte mund të hedh dritë në zbardhjen e plotë të ngjarjes. Pra kemi të bëjmë përfundimisht me një sherr fëmijësh që ka sjell fatalitet apo kemi të bëjmë me pjesëmarrjen e personave të tjerë që nuk janë bashkëmoshatarë? Të shumtë janë personat që kanë ardhur për ngushëllim e kanë dëshmuar të vërtetat që dinë, por nuk janë pyetur akoma nga organet ligjzbatuese.

Ne i kemi paraqitur kërkesat e domosdoshme prokurorisë dhe policisë. Nuk kemi ende ekspertizën mjeko-ligjore. Kemi bërë e një sërë shkresa për institucione të tjera duke nisur nga vetë shkolla për te na informuar për ditën e momentin e ngjarjes, a është zhvilluar i plotë mësimi për klasat e personave të përfshirë në konflikt. Deri sot akoma jemi në terrin e ditëve të para dhe kjo nuk është normale”, tha avokati Redi Ramaj.

vrasja e martin canit

Sondazh

Poll