Aktualitet

Vrasja e Dejvi Kasmit më 2018/ Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin me burg përjetë për ish-oficerin e lartë grek

Ish-efektivi i forcave speciale greke, mësohet se kishte dorëzuar rekurs në Gjykatën e Lartë pasi në mars 2021, Apeli i Gjykatës së Posaçme e gjeti fajtor për vrasjen e Dejvi Kasmit.

4 Dhjetor 2024, 15:25 Nga M.B
Vrasja e Dejvi Kasmit më 2018/ Gjykata e Lartë lë në fuqi
Gjykata e Lartë

TIRANA- Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin me burgim të përjetshëm të grekut Eftimius Eftimiu. Ish-efektivi i forcave speciale greke, mësohet se kishte dorëzuar rekurs në Gjykatën e Lartë pasi në mars 2021, Apeli i Gjykatës së Posaçme e gjeti fajtor për vrasjen e Dejvi Kasmit.

Ngjarja ka ndodhur në orët e mbrëmjes së datës 29 janar 2018, në rrugën ‘Kongresi i Manastirit’ në Tiranë, gjatë momentit kur viktima po kthehej në apartamentin tij, pasi kishte dalë nga palestra. Oficeri grek i policisë, i cili në këtë ngjarje, sipas grupit hetues shërbeu si tërheqësi i këmbëzës së armës që qëlloi ndaj Dejvi Kasmit, u tradhtua nga një kamera sigurie në zonë. Ai u pa të largohet nga vendi i ngjarjes me një furgon të bardhë të përdorur në vrasje, gjë që çoi në gjurmimin e tij nga ana e policisë.

Sikurse u mësua edhe më pas, porositës i vrasjes doli të jetë Aurel Hoxhallari. Dyshimet janë se shkak për këtë eliminim u bënë përplasja midis grupeve kriminale, ku dyshohet se Hoxhallari pagoi për ekzekutimin e Kasmit duke kontaktuar ish-komandon grek. I pyetur asokohe nga grupi hetues, Eftimius Eftimiu ka deklaruar  se kishte ardhur në Shqipëri në shoqërinë e Aurel Hoxhallarit, i cili mbante edhe emrin Altin, emri me të cilin ish-oficeri grek i policisë e përmend edhe në dëshminë e tij.

 

 

gjykata e larte

Sondazh

Poll