Sport

Mascherano, trajneri i Inter Miami: “Nuk mund ta mohoj miqësinë me Leo Messin”

Trajneri i ri i Inter Miamit, Javier Mascherano, siguron se miqësia e tij me Lionel Messin, me të cilin ka luajtur për kombëtaren dhe Barçën, nuk do të ketë asnjë ndikim në rolin e tij si trajner në stolin e skuadrës së Floridës.

4 Dhjetor 2024, 14:30 Nga DOSJA

Mascherano, trajneri i Inter Miami: “Nuk mund ta mohoj miqësinë

SHBA - Javier Mascherano, trajneri i ri i Inter Miami, gjatë prezantimit të tij të martën u shpreh: “Marrëdhënia që kam me Lionel Messin është diçka që nuk jam përpjekur ta fsheh kurrë. Nuk do ta mohoj që lidhja jonë është miqësi për shkak të gjithë viteve që kemi luajtur së bashku dhe sepse njihemi prej shumë kohësh.

Sa për mënyrën se si merren vendimet, çfarë metodologjie përdoret, nuk e kam idenë. Ju duhet të pyesni njerëzit që marrin vendimet. Jam i lumtur që jam këtu, shumë i emocionuar dhe padyshim shumë i etur për të treguar se çfarë vlen.

Është e qartë që nuk kam vetëm një marrëdhënie me Leon. Në skuadër janë edhe tre lojtarë të tjerë me të cilët kam luajtur prej kohësh dhe kam një marrëdhënie shumë të ngushtë. Kjo është diçka që nuk do ta mohoj.

Unë nuk do të shkoj në dhomat e zhveshjes dhe të pretendoj se nuk jemi miq. Gjatë Olimpiadës më është dashur të trajnoj Otamendin, i cili është mik dhe nuk ka pasur asnjë problem. Ne duhet t'i vëmë gjërat në perspektive,”- deklaroi Mascherano.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 4 Dhjetor 2024, 14:00

Edoardo Bove mbahet në terapi intensive

ITALI - Takimi Fiorentina-Inter u shënua nga një moment i madh ankthi pas shqetësimit të Edoardo Bove, mesfushorit të Fiorentinë...