Politike

Buxheti 2025 në Kuvend/ Mazhoranca rrëzon amendamentet e radhës të opozitës

Deri tani janë rrëzuar të gjitha amendamentet e propozuara dhe diskutuara.

3 Dhjetor 2024, 18:28 Nga M.B
Buxheti 2025 në Kuvend/ Mazhoranca rrëzon amendamentet e radhës
Kuvendi

TIRANA- Ditën e sotme në Kuvend po diskutohet nen për nen Buxheti 2025 dhe amendamentet e propozuara nga opozita. Deri tani janë rrëzuar të gjitha amendamentet e propozuara dhe diskutuara.

Aktualisht janë rrëzuar me shumicë votash nenet 12, 13 dhe 14 të diskutuara për propozimet e PD-së dhe ato të Komisioneve. Konkretisht u rrëzuan amendamentet e deputetes Sorina Koti, në të dy propozimet, me 17 vota pro dhe 57 kundër, sikurse edhe ai i deputetesz Jorida Tabakut me 69 vota kundër, si dhe një i katërt me 62 vota kundër dhe 22 pro, i propozuar po nga PD.

Mazhoranca vlerëson se buxheti i propozuar me gjithë shtesat nga Komisionet është i pranueshëm, pasi janë dëgjuar të gjitha ankesat dhe propozimet ekonomike për shumë sektorë dhe janë aprovuar shtesat me mbi 2,3 mld lekë. Ndërkohë, PS miratoi vendimin e Komisioneve për të tre rastet në fjalë me shumicë votash, proces i kryer në votim me kartonë.

 

kuvendi

Sondazh

Poll