Politike

Vuçiç takim me Kallas për zgjidhjen e rastit "Banjska" dhe vendosjen e sanksioneve për Rusinë! Presidenti serb: Do veprojmë sipas interesave tona

Përmes një postimi në Instagram, Vuçiç ka bërë me dije se me Kallas ka zhvilluar një bisedë të “hapur dhe të vështirë”.

3 Dhjetor 2024, 17:23 Nga ZH.LL
Vuçiç takim me Kallas për zgjidhjen e rastit
Vucic-kallas

BRUKSEL- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka zbardhur bisedat që u zhvilluan në takimin e sotëm në Bruksel me shefen e re të diplomacisë së Bashkimit Evropian, Kaja Kallas.

Përmes një postimi në Instagram, Vuçiç ka bërë me dije se me Kallas ka zhvilluar një bisedë të “hapur dhe të vështirë”.

Vuçiç tha se Kallas foli për domosdoshmërinë e dialogut me Kosovën, “zgjidhjen e rastit të Banjskës dhe vendosjen e sanksioneve ndaj Federatës Ruse”. Ai thekson se është përgjigjur në përputhje më interesat e Serbisë.

“Unë u përgjigja në përputhje me politikën dhe interesat e Serbisë”, tha Vuçiç.

Nga ana tjetër, përmes një postimi në platformën X, Kallas tha se në takimet e ndara me Albin Kurtin dhe Alleksandar Vuçiç ka kërkuar që përgjegjësit e sulmit terrorist në “Ibër-Lepenc” të dalin para drejtësisë.

Takimet e shefes së re të diplomacisë së BE-së, Kaja Kallas me krerët e Kosovës dhe Serbisë, mbahen disa ditë pas një shpërthimi në një kanal të ujit në Zubin Potok të Kosovës.

Në lidhje me shpërthimin, Kosova ka deklaruar si fajtor kryesor Beogradin, por ky i fundit ka mohuar përfshirjen dhe ka thënë se do të hetojë këtë rast. Kallas, që nisi mandatin e saj pesëvjeçar më 1 dhjetor, do të ndërmjetësojë procesin e dialogut, që ka nisur më 2011.

kaja kallas vucic bruksel

Sondazh

Poll