Politike

Presidenti i ri i Këshillit Europian organizon darkë me liderët e Ballkanit Perëndimor, Rama sot në Bruksel

Mësohet se presidenti i ri i organizon një darkë joformale me liderët e Ballkanit Perëndimor, ku do të marrin pjesë edhe krerët e rinj të BE-së, si Kaja Kallas në cilësinë e shefes së politikës së jashtme të Bashkimit Evropian dhe Marta Kos si Komisionerja Evropiane për Zgjerim.

3 Dhjetor 2024, 15:36 Nga M.B
Presidenti i ri i Këshillit Europian organizon darkë me
Edi Rama dhe Antonio Costa

BRUKSEL- Kryeministri Edi Rama ndodhet në Bruksel ditën e sotme, teksa pritet të zhvillojë një takim me shefin e ri të Këshillit Europian, Antonio Costa. Mësohet se presidenti i ri i organizon një darkë joformale me liderët e Ballkanit Perëndimor, ku do të marrin pjesë edhe krerët e rinj të BE-së, si Kaja Kallas në cilësinë e shefes së politikës së jashtme të Bashkimit Europian dhe Marta Kos si Komisionerja Europiane për Zgjerim.

Pasardhësi i Charles Michel synon përshpejtimin e procesit të integrimit europian të rajonit tonë teksa dhe darka e sotme raportohet se ka në axhendën e saj bashkëpunimin e Bashkimit Europian me rajonin. Gjithashtu sot në Brusel ndodhen edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, kryeministri i Maqedonisë së Veriut Hristian Mickoski, dhe presidentja e Bosnje-Hercegovinës, Zeljka Cvijanovic.

Shqipëria ka hapur kapitullin e parë të negociatave për anëtarësim me Bashkimin Evropian më 15 tetor. Sipas metodologjisë së re, në procesin e zgjerimit fillimisht është hapur grupi i parë ku janë kapitujt që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit. Progresi në këtë fushë do të diktojë edhe përparimin në tërë procesin negociator. 

Shqipëria ka pritur disa vite që të hapë negociatat për anëtarësim. Tani, pas hapjes së kapitujve të parë pritet që procesi të jetë më i shpejtë. Me hapjen e grupit të parë të kapitujve, është zyrtarizuar ndarja e paketës ku Tirana ishte së bashku me Maqedoninë e Veriut. Për disa vite vendimet janë marrë paralelisht për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, ndërsa tash rrugët janë ndarë. Rruga e Shkupit drejt BE-së vazhdon të jetë e bllokuar nga Bullgaria, për shkak të mosmarrëveshjeve dypalëshe. Lidhur me ndarjen e rrugës evropiane të Tiranës dhe Shkupit, Rama shprehu keqardhje.

edi rama

Sondazh

Poll