Politike

Festoi me shqiptarët më 28 Nëntor, nën hetim ushtari malazez që bëri shqiponjën dykrenare (Plasin polemikat në Malin e Zi)

Ai është fotografuar duke bërë me duar simbolin e shqiponjës dykrenore, e cila ka shkaktuar reagime të shumta në Mal të Zi.

3 Dhjetor 2024, 13:18 Nga I.A
Festoi me shqiptarët më 28 Nëntor, nën hetim ushtari malazez
David Gorvokoviç

MALI I ZI- Një ushtar i ri i ushtrisë malazeze, David Gorvokoviç, i cili aktualisht është pjesë e një misioni të NATO-s në Bullgari ka festuar Ditën e Flamurit të Shqipërisë më 28 Nëntor, së bashku me ushtarët shqiptarë. Ai është fotografuar duke bërë me duar simbolin e shqiponjës dykrenore, e cila ka shkaktuar reagime të shumta në Mal të Zi.

Lajmin e ka transmetuar gazeta malazeze “Vijesti” me titullin: Pjesëtari i ushtrisë malazeze bën ‘shqiponjën dykrenare'.

Ministri i Mbrojtjes së Malit të Zi, Dragan Krapoviç, ka konfirmuar për “Vijesti” se informacionet janë të sakta dhe se po bëhet hetim për të mësuar më shumë detaje rreth këtij rasti. Ai foli edhe për një tjetër incident me dy ushtarë malazezë të arrestuar në Kosovë.

Ata janë ndaluar në Deçan pasi në veturën e tyre ishte shkruar “Kosova është Serbi”. Ministri theksoi se autoritetet do të veprojnë në përputhje me ligjin për të përballuar këto situata.

david gorvokovic dragan krapoviç

Sondazh

Poll