Politike

Rrëzohen amendamentet e PD-së për shëndetësinë/ Koçiu: Cilësia e barnave është e certifikuar

Koçiu gjatë fjalës së saj gjithashtu i quajti të pavërteta akuzat e opozitës për mungesë të cilësisë së medikamenteve. Ajo theksoi se nuk duhet të spekulohet për cilësinë e ilaçeve.

3 Dhjetor 2024, 12:38 Nga N.F
Rrëzohen amendamentet e PD-së për shëndetësinë/
Koçiu

TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu gjatë fjalës së saj në Kuvend kërkoi para votimit të buxhetit të rrëzohej amendamentet për shëndetësinë. Koçiu gjatë fjalës së saj gjithashtu i quajti të pavërteta akuzat e opozitës për mungesë të cilësisë së medikamenteve. Ajo theksoi se nuk duhet të spekulohet për cilësinë e ilaçeve.

Koçi shtoi se numri  i barnave të rimbursueshme jo vetëm që nuk është ulur, por është rritur. Ajo tha se sa i përket cilësisë së barnave ka një kontroll zinxhir që e garanton. Sipas saj cilësia e  barnave është e certifikuar, e verifikuar.

"Numri i barnave të rimbursueshme jo vetëm që nuk është ulur, por është rritur. Sa i përket cilësisë së barnave ka një kontroll zinxhir që e garanton. Faktorët që ndikojnë për të populluar listën e barnave me alternativa të reja ndikojnë një sërë faktorësh. Ka një procedurë. Në 2024, ne miratuam listën e re që u pasurua me 50 numrin e barnave të reja. Cilësia e barnave është e certifikuar, e verifikuar. Kushdo qytetar që i dëgjon i vjen turp që dëgjojnë këtë histori. Mos spekuloni me cilësinë e ilaçeve. Lista e barnave të rimbursueshme pasurohet sa herë që miratohet. Prandaj propozoj që amendamenti të rrëzohet," tha ajo.

Në amendamentin e PD kërkohej “të çelet një fond i posaçëm për blerjen e një pajisje PET Skaner dhe dy pajisje akseleratore në QSUT, Tiranë. Fondi i posaçëm parashikon të përfshijë edhe shpenzimet për mirëmbajtjen e për qellim funksionimin e pandërprerë të pajisjeve. Ky fond detajohet dhe përdoret me vendim të Këshillit te Ministrave”.

Po ashtu propozohej rritja e fondeve të ilaçeve të Spitalit Onkologjik, me jo më pak se 15 milionë euro shtesë. Në një tjetër amendament PD kërkonte rritjen me 50% të fondeve për barnat e rimbursueshme me 60 milionë euro shtesë.

 

 

 

albana kociu seance plenare 3 dhjetor 2024

Sondazh

Poll