Politike

"Vitin e ardhshëm do të marrin dy bonuse", Rama: 51,357 pensionistë në të gjithë vendin kanë tërhequr bonusin e fundvitit

Rama shprehet se pensionistët vitin e ardhshëm do të marrin dy bonuse, në pranverë dhe dimër.

3 Dhjetor 2024, 12:25 Nga r.ll
"Vitin e ardhshëm do të marrin dy bonuse", Rama: 51,357
foto ilustruese

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se 51 mijë pensionistë në të gjithë vendin kanë tërhequr bonusin e fundvitit. Rama shkruan në rrjetet e tij sociale se në ditët në vijim i gjithë fondi prej 100 milionë eurosh do t’u shpërndahet 724,933 pensionistëve. Më tej ai shton se pensionistët vitin e ardhshëm do të marrin dy bonuse, në pranverë dhe dimër.

POSTIMI I RAMËS: 

51,357 pensionistë në të gjithë vendin kanë tërhequr bonusin e fundvitit

Në ditët në vijim i gjithë fondi prej 100 milionë Eurosh do t’u shpërndahet 724,933 pensionistëve, ku falë rritjes ekonomike 511,173 pensionistë do të marrin trefishin e një viti më parë dhe 213,760 pensionistë do të marrin dyfishin e një viti më parë
Dhe si në asnjë vit më parë, pensionistët vitin e ardhshëm do të marrin dy bonuse, në pranverë dhe dimër.

"Vitin e ardhshëm do të marrin dy bonuse", Rama: 51,357
postimi i rames

edi rama bonusi per pensionistet

Sondazh

Poll