Politike

U mor i pandehur për shpërdorim detyre, kryebashkiaku i Devollit pas daljes nga SPAK: Do vijoj të qëndroj në detyrë

Duro është marrë i pandehur pasi licencoi një karburant të ndërtuar pa leje në Maliq.

3 Dhjetor 2024, 13:30 Nga r.ll
U mor i pandehur për shpërdorim detyre, kryebashkiaku i Devollit pas
eduard duro

TIRANË-  Kryebashkiaku i Devollit, Eduard Duro ka lënë ambientet e Prokurorisë së Posaçme ku iu komunikua përfundimi i hetimeve. Pasi daljes nga SPAK, Duro tha se do të vijojë të qëndrojë në detyrë dhe nuk planifikon të japë dorëheqjen. 

Duro është marrë i pandehur pasi licencoi një karburant të ndërtuar pa leje në Maliq. Së bashku me të nën hetim janë edhe pesë punonjës të bashkisë, mes të cilëve specialistë të taksave dhe sekretari i përgjithshëm i Bashkisë Devoll.

Hetimi erdhi pas një kallëzimi të depozituar në prokurorinë e posaçme antikorrupsion nga një subjekt tjetër. Në lidhje me këtë çështje, Duro u shpreh se sektori i tatim taksave ka dhenë autorizim për shitje karburanti brenda dhe konform ligjit. 

eduard duro spak

Sondazh

Poll