Politike

"Suel Çela është i lidhur me kryeministrin apo me ju?"/ Akuzat e Bardhit në 2021, Berisha: Deklaratat politike, janë politike, nuk kanë asnjë vlerë

Berisha tha se deklaratat politike nuk kanë asnjë vlerë, ndërsa tha se askush nuk e ka denoncuar më shumë se ai vet, Suel Çelën.

3 Dhjetor 2024, 12:05 Nga r.ll
"Suel Çela është i lidhur me kryeministrin apo me
sali berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u pyet nga gazetarët jashtë Kuvendit lidhur me akuzat e Gazment Bardhit të bëra në vitin 2021. Asokohe kreu i grupit parlamentar të PD-së shprehej se Berisha kishte lidhje me Suel Çelën, kreun e grupit kriminal të Elbasanit. 

Berisha tha se deklaratat politike nuk kanë asnjë vlerë, ndërsa tha se askush nuk e ka denoncuar më shumë se ai vet, Suel Çelën. Ai shtoi më tej se lidhjet e kryeministrit Edi Rama me Çelën janë, sipas tij, të dokumentuara dhe të provuara.

"Deklaratat Politike, janë politike, nuk kanë asnjë vlerë. E vërteta është se askush nuk e ka denoncuar më shumë se Sali Berisha Suel Çelën, dhe çdo Suel Çelë. Sa i përket lidhjeve me Edi Ramën, është shumë evidente, provohet në të gjitha dokumentet se ai është marr me fushatën elektorale të Edi Ramës, e thotë dhe vetë, është edhe Taulant Balla. Dhe një tjetër që është shpall anëtar i asaj bande, tha që kryetari i vërtetë është Edi Rama dhe ai i din.", u shpreh Berisha.

sali berisha suel cela

Sondazh

Poll