Kryeministri i Kosovës sot në Bruksel, pritet të zhvillojë takim me shefen e diplomacisë evropiane
albin kurti KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pritet të zhvillojë sot takimin e parë me shefen e re të diplomacis&...
Kur u pyet për akuzat e qeverisë së Kosovës ndaj Beogradit, Serwer theksoi se është ende e vështirë të përcaktohet se kush qëndron pas sulmit. Ai tha se në këtë situatë janë dy kryeqytete të cilat kanë marrëdhënie jofqinjësore.

KOSOVË- Profesori amerikan dhe njohësi i zhvillimeve në Ballkan, Daniel Serwer ka zhvilluar së fundmi një intervistë për mediat në Kosovë ndërsa ka komentuar sulmin në kanalin e ujit në Zubin Potok. Serwer e cilësoi sulmin si një akt të tmerrshëm që ka ndikime të mëdha në cilësinë e jetës për qytetarëve në Kosovë.
“Është një akt i tmerrshëm. Sigurisht se do të ndikonte në cilësinë e jetës për një numër të madh të popullatës për një kohë mjaft të gjatë. Por nga Uashingtoni e kam të pamundur ta dijë se kush e ka bërë, më mirë sesa në Beograd e as në Prishtinë. Dhe më duket që asnjëra palë nuk i ka provat e qarta se çfarë ka ndodhur saktësisht”, tha Serwer.
Profesori amerikan më tej në intervistën e tij në "RTK" foli edhe në lidhje me mundësinë e infiltrimit të elementeve ruse në organizimin e sulmit ndërsa shtoi se kjo si hipotezë është e mundshme. Ai më tej theksoi se pa fakte konkrete, nuk mund të jepen përfundime të sakta.
Kur u pyet për akuzat e qeverisë së Kosovës ndaj Beogradit, Serwer theksoi se është ende e vështirë të përcaktohet se kush qëndron pas sulmit. Ai tha se në këtë situatë janë dy kryeqytete të cilat kanë marrëdhënie jofqinjësore.
“Në këtë moment është vështirë të përcaktohet kush është sulmuesi apo kryerësit e mundshëm të incidentit të fundit. Nuk dua të zhytem në spekulime të padobishme. Sigurisht se Beogradi e ka mohuar, e madje e ka akuzuar edhe Prishtinën. Kjo është situata ku kemi dy kryeqytete të cilat kanë marrëdhënie jofqinjësore. Sigurisht se do ta akuzojnë njëri-tjetrin dhe do të mohojnë njohurinë për një rast të tillë dhe prandaj na duhen prova të prekshme. Shpresoj që autoritetet në Kosovë, ato gjyqësore e ligjzbatuese do të prezantojnë prova të prekshme shumë shpejt”, tha ai.
Serwer theksoi se ka presione ruse dhe gjatë gjithë kohës ndërsa shtoi se janë parë një sërë sulmesh kundër Kosovës, teksa e ka konsideruar gabim të madh të Perëndimit mos ndëshkimin e Serbisë. Serwer foli edhe për Forcat e Sigurisë e Kosovës dhe nëse duhet të operojnë në veri. Ai tha se ka ca hezitime rreth operimit të tyre në veri.
“Ekziston një problem kur ka dy ushtri të ndryshme në të njëjtin vend e në të njëjtën kohë. Forcat e NATO-s nuk duan një ushtri të dytë në veri dhe këtë mund ta kuptoj. Forcat e Sigurisë së Kosovës nuk janë plotësisht apo tërësisht të gatshme që ta mbrojnë Kosovën, e sidomos në veri. Unë do të kisha ca hezitime në kuptimin e zbarkimit të tyre në veri dhe sigurisht se do të vijë koha, por koha do të vijë. Kur NATO-ja të tërhiqet, pastaj FSK-ja do ta kenë lirinë e plotë të vendoset kudoqoftë, përfshirë edhe veriun”, tha profesori amerikan.
Sa i përket dialogut Kosovë-Serbi në Bruksel, Serwer shprehu dyshime për mundësitë e përparimit në të ardhmen e afërt. Ai e cilësoi dialogun aktual si një lloj “dialogu teknik”, i cili ka dështuar të sjellë rezultate konkrete për normalizimin e marrëdhënieve që nga viti 2013.
albin kurti KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pritet të zhvillojë sot takimin e parë me shefen e re të diplomacis&...
kuvendi TIRANË- Ditën e sotme në Kuvend do të zhvillohet seanca plenare e radhës. Në seancën e sotme do të zhvillo...
Xhelal Sveçla KOSOVË- Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se Kosova ka ndërmarr&...
Teliti TIRANË- Këshilltari i çështjeve ekonomike në Partinë Demokratike, Dorian Teliti, e ka cilësuar buxhetin një...
Olsian Çela dhe Nancy VanHorn TIRANA- E Ngarkuara me Punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara, Nancy VanHorn, ka zhvilluar...
Albin Kurti KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti foli gjatë seancës së sotme të Kuvendit për sulmet e fundit...
Agron Shehaj DURRËS- Partia Mundësia e drejtuar nga deputeti Agron Shehaj ka hapur degën e saj në Durrës. Shehaj në nj&...
Aleksandër Vuçiç SERBIA- Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç po përpiqet të devijojë rrjedhën ...
Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha prezantoi sot programin ekonomik të PD-së, teksa u ndal te prona. Brisha theksoi se prona, &...
Foto ilustruese BRUKSEL- Në Komisionin për Politikë të Jashtme të Parlamentit Evropian më 2 dhjetor është d...