Politike

VanHorn takim me prokurorin e përgjithshëm Olsian Çela, Ambasada e SHBA-ve: Ripohoi mbështetjen tonë për institucionet e pavarura të Shqipërisë në përpjekjen e tyre për të dhënë drejtësi

Sipas një postimi në rrjetet sociale të Ambasadës Ameriakane, diskutimi u fokusua në punën e Prokurorisë së Përgjithshme dhe përpjekjet për të forcuar shtetin e së drejtës në Shqipëri.

2 Dhjetor 2024, 20:20 Nga M.B
VanHorn takim me prokurorin e përgjithshëm Olsian Çela,
Olsian Çela dhe Nancy VanHorn

TIRANA- E Ngarkuara me Punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara, Nancy VanHorn, ka zhvilluar sot një takim me Prokurorin e Përgjithshëm, Olsian Çela. Sipas një postimi në rrjetet sociale të Ambasadës Ameriakane, diskutimi u fokusua në punën e Prokurorisë së Përgjithshme dhe përpjekjet për të forcuar shtetin e së drejtës në Shqipëri.

VanHorn theksoi rëndësinë e institucioneve të pavarura që veprojnë me integritet dhe transparencë, duke ripohoi mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për këto institucione. Ajo shprehu angazhimin e SHBA-ve për të ndihmuar Shqipërinë në përpjekjet për të garantuar drejtësi për qytetarët e saj.

"E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn u takua sot me Prokurorin e Përgjithshëm Olsian Çela për të diskutuar mbi punën e Prokurorisë së Përgjithshme, përpjekjet e vazhdueshme për forcimin e shtetit të së drejtës, duke theksuar rëndësinë e të pasurit institucione të pavarura që veprojnë me integritet dhe transparencë. Znj. VanHorn ripohoi mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për institucionet e pavarura të Shqipërisë në përpjekjen e tyre për të dhënë drejtësi për popullin shqiptar", shkruan Ambasada.

olsian çela nancy vanhorn

Sondazh

Poll