2 Dhjetor 2024, 19:31
Nga M.B
Aleksandër Vuçiç
SERBIA- Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç po përpiqet të devijojë rrjedhën e akuzave lidhur me shpërthimin e ndodhur në kanalin në Ibër-Lepenc në veri të Kosovës. Sipas Vuçiç duhet parë se kush përfiton nga këto akte për të mbërritur tek autorët. Ai pranoi se qeveria e vendit të tij ka disa dyshime për urdhëruesit dhe disa njohuri për zbatuesit, ndonëse u kujdes të shtojë se do të jetë hetimi përfundimtar që do të vendosë.
Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka deklaruar më parë se eksplozivi i përdorur në sulmin ndaj kanalit është e pamundur të gjendet në tregun e zi, nëse nuk furnizohet drejtpërdrejt nga depot e ushtrisë (serbe në këtë rast). Ndaj kësaj deklarate Vuçiç u përgjigj me ironi duke thënë se është “i sigurt” se bëhet fjalë për eksploziv ushtarak serb, “pasi mund te ishte konfiskuar gjatë një prej bastisjeve”, duke aluduar se shpërthimi mund të jetë organizuar nga në policia e Kosovës.
Autoritetet e Kosovës deri më tani kanë arrestuar disa persona të dyshuar për këtë rast dhe kanë sekuestruar armë dhe pajisje të tjera ushtarake gjatë operacioneve në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe. Sulmi ka ndodhur në fshatin Varragë të komunës së Zubin Potokut – komunë me shumicë serbe në veri të vendit. Policia e Kosovës ka thënë se sulmi është kryer me lëndë shpërthyese deri në 20 kilogramë.
Kanali Ibër-Lepenc furnizon me ujë nga Liqeni i Ujmanit gjithë veriun e Kosovës, rajonet e Mitrovicës, Prishtinën me rrethinë, si dhe Korporatën Energjetike të Kosovës për ftohjen e termoelektranave të saj. Sulmi në Zubin Potok është dënuar ashpër nga faktori ndërkombëtar.
aleksander vucic
Politike
2 Dhjetor 2024, 18:51
ZH.LL
Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha prezantoi sot programin ekonomik të PD-së, teksa u ndal te prona. Brisha theksoi se prona, &...
Politike
2 Dhjetor 2024, 18:41
M.B
Foto ilustruese
BRUKSEL- Në Komisionin për Politikë të Jashtme të Parlamentit Evropian më 2 dhjetor është d...
Politike
2 Dhjetor 2024, 18:32
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi projektin e Ballkanit të Hapur si shkatërrimtar për mijë...
Politike
2 Dhjetor 2024, 18:10
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, prezantoi projektin ekonomik të PD-së, ku premtoi se rroga minimale do t...
Politike
2 Dhjetor 2024, 17:35
ZH.LL
Pirro Vengu
TIRANË- Në Komisionin e Ekonomisë u miratua projektligji për organizimin dhe funksionimin e Forcës Rezerviste në ...
Politike
2 Dhjetor 2024, 17:50
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka thënë varfëria dhe mjerimi janë një emergjencë ko...
Politike
2 Dhjetor 2024, 17:33
E. D
Belind Këlliçi
TIRANË- Anëtari i kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi ka folur për zhvillimet ...
Politike
2 Dhjetor 2024, 17:25
M.B
Adea Pirdeni
TIRANA- Komisioni i Monitorimit të AP të Këshillit të Evropës vijon punimet në Kuvendin e Shqipëris&eu...
Politike
2 Dhjetor 2024, 16:34
E. D
Ulsi Manja
TIRANË- Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, foli me superlativa për SPAK-un në Kuvend, ku po zhvillohet takimi i Komisio...
Politike
2 Dhjetor 2024, 16:16
M.B
Ambasada
TIRANA- Ambasada e SHBA-ve në Tiranë ka deklaruar se në Ditën Ndërkombëtare të Luftës kundër Kor...