Sport

Rinovimi i Diallo afër: objektivi i Man.United është ta zyrtarizojë para 2025!...

"Nuk më pëlqejnë thirrjet për mua, unë jam trajner! Unë e vlerësoj lidhjen me tifozët, por dua që ata ta kenë edhe me lojtarët”.

3 Dhjetor 2024, 09:00 Nga DOSJA

Rinovimi i Diallo afër: objektivi i Man.United është ta

ANGLI - Manchester United dhe Amad Diallo janë afër një marrëveshjeje për një kontratë të re.

Siç raportohet nga Fabrizio Romano, “Djajtë e Kuq” po punojnë për një marrëveshjeje afatgjatë që do të zyrtarizohet para fundit të vitit 2024 dhe gjithashtu përpara se të aktivizojnë klauzolën e klubit për të zgjatur kontratën aktuale deri në vitin 2026.

Ndërkohë, Ruben Amorim foli kështu për ndeshjen e radhës në Premier League: "Arsenali është skuadra më e mirë me të cilën përballem në ndeshjet e para këtu.

Ndeshja e fundit ishte shumë e vështirë, tani gjithçka është një provë pa shumë minuta për t'u stërvitur, duke u përpjekur të menaxhojmë minutat për lojtarët, disa duhet të pushojnë pas 60 ose 70 minutash, por Arsenali është në një moment tjetër”.

Si do të përballet ai me “Topçinjtë”?
"Është e rëndësishme të jemi të guximshëm. Nuk duhet të presim gjithnjë e më shumë, duhet të kemi topin: kjo është një pikë kyçe. Ne duam të dominojmë momentet e ndeshjes sepse është e vështirë t'i kontrollosh të gjitha."

Çfarë ndikimi patën te ju koret?
"Nuk më pëlqejnë thirrjet për mua, unë jam trajner! Unë e vlerësoj lidhjen me tifozët, por dua që ata ta kenë edhe me lojtarët. E ndjej lidhjen me tifozët, por ne kemi nevojë për rezultate për të ruajtur atë."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll