2 Dhjetor 2024, 21:13
Nga M.B
Foto nga emisioni
FIERI- Emisioni Fiks Fare solli rastin e një hormoni të ndaluar për përdorim në domate të freskët, por që shitet pa problem. Bashkim Likaj një fermer nga Fieri prej vitesh ngre shqetësimin e përdorimit të një hormoni të ndaluar në gjithë Europën për domatet e freskëta, por që në Shqipëri përdoret gjerësisht.
“Ky hormon bën pjekjen e menjëhershme të kokrrave të domateve, pra bën vetëm skuqjen e tyre, madje ai është kanceroz dhe prej vitesh e ka ndaluar Europa, ndërkohë tek ne vazhdon të tregtohet lirshëm” thotë fermeri Likaj.
Përpjekjet e tij kanë qenë të vazhdueshme me të gjitha institucionet në mënyrë që të hiqet nga lista e Produkteve për Mbrojtjen e Bimëve.
“Unë kam trokitur kudo, por askush s’më ka dëgjuar, të gjithë e përdorin këtë hormone vrasës pa asnjë kriter, konsumatori nuk e di çfarë bën fermeri “ thotë Bashkimi.
Fermeri vuri në dispozicion të Fiksit edhe një mbledhje që ka bërë me , specialist të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, të Autoritetit Kombëtar të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve dhe Anëtarë të Komisionit të Regjistrimit të Produkteve për Mbrojtjen Bimore.
Në këtë mbledhje fermeri kërkon që ky hormonë të mos lejohet më të përdoret, ndërkohë punonjësit e shtetit mjaftohen se ky produkt është në listë. “Në momentin që produkti është në listën e miratuar nga ministria ne nuk kemi çfarë bëjmë” thotë specialisti i AKU-së. Por pas kësaj mbledhje fermeri kërkon edhe në ministri heqjen nga lista të Ethephonit, dhe kjo gjë u realizua në qershor të vitit 2024.
Ku u vendos që të ndryshohej etiketa e këtij produkti, nga ku të hiqej përdorimi për domate të freskët. Por në fakt kjo gjë ka mbetur vetëm në letër. Hormoni kancerogjen blihet lehtësisht në farmaci bujqësore, madje edhe duke treguar në farmaci që kërkohej për përdorim në domate.
Fiksi bleu këtë hormonë në një farmaci në Lushnje, ndërkohë e gjeti dhe në dy farmaci të tjera që e tregtonin pa problem madje edhe duke e ndarë me gram. Një prej farmacive tregoi se e ka produktin, por nuk e tregton sepse është i ndaluar për domate. Pra edhe pas vendimit të komisionit të regjistrimit të Produkteve për Mbrojtjen e Bimëve, produkti kancerogjen tregtohet./ Top Channel
fermeret
Aktualitet
2 Dhjetor 2024, 20:45
M.B
Martin Cani
TIRANA- Prindërit e Martin Canit, 14-vjeçarit që u vra me thikë nga bashkëmoshatari i tij, përmes një...
Aktualitet
2 Dhjetor 2024, 20:22
E. D
foto ilustruese
GREQI- Një 37-vjeçar shqiptar është gjetur i vdekur në burgun e Malandrinos në Greqi. Siç rapor...
Aktualitet
2 Dhjetor 2024, 20:15
Valbona Davidhi
Punonjësit
FIER- Mbi 30 punonjës të ndërmarrjes së pastrimit për zonat rurale në bashkinë e Fierit njoftuan m&...
Aktualitet
2 Dhjetor 2024, 19:52
E. D
foto ilustruese
PUKË- Një servis makinash është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në qytetin e Pukës....
Aktualitet
2 Dhjetor 2024, 19:11
M.B
Foto nga sheshi "Skënderbej"
TIRANA- Atmosfera e festave të fundvitit duke se ka nisur sot "zyrtarisht" edhe në Tiranë. Kët&e...
Aktualitet
2 Dhjetor 2024, 19:02
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Në Shqipëri komisioni i posaçëm parlamentar kundër dezinformimit dhe formave të tjera të nd&eu...
Aktualitet
2 Dhjetor 2024, 18:37
M.B
Milan Radoiçiç
SERBIA- Kryeprokurori i Prokurorisë së Lartë Publike të Beogradit, Nenad Stefanoviç, tha se në...
Aktualitet
2 Dhjetor 2024, 18:23
M.B
Autori dhe viktima
TIRANA- 26-vjeçari Julian Gjoshi, autori i dyshuar i vrasjes së djeshme të 50-vjeçarit Alfred Dedja, ë...
Aktualitet
2 Dhjetor 2024, 18:10
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Prokuroria e Posaçme ka bërë një deklaratë se hedh poshtë deklaratat e pavërteta q&e...
Aktualitet
2 Dhjetor 2024, 17:36
M.B
Julian Gjoshi
TIRANA- 26-vjeçari Julian Gjoshi, autor i dyshuar i vrasjes së 50-vjeçarit Alfred Dedja ditën e djeshme n&e...