2 Dhjetor 2024, 20:45
Nga M.B
Martin Cani
TIRANA- Prindërit e Martin Canit, 14-vjeçarit që u vra me thikë nga bashkëmoshatari i tij, përmes një letre ka falënderuar të gjithë ata që i qëndruan pranë në këtë ngjarje të rëndë. Në letër, familjarët e 14-vjeçarit të ndjerë shprehen ndër të tjera se “ëndrra e vazhdon se Martini është pranë tyre".
Gjithashtu ata shktuajnë se Martini u mësoi se ëndrrat nuk ndalen kurrë dhe ata, përmes tij, guxojnë të ëndërrojnë më shumë. Po ashtu në Letër shkruhet se Martini nuk ishte thjesht një emër, por një dritë që ndriçon rrugën e çdo zemre që beson në guxim dhe në të pamundurën.
Letra e familjarëve të Martin Canit:
“Ëndrra vazhdon”
Hapat që ti hodhe shtruan një qilim idesh, ëndrrash dhe objektivash, ku ti ishe nismëtar e ne të gjithë bashkëudhëtarë.
Zgjoheshim me buzëqeshjen tënde, motivoheshim me ambicjet e tua, drekonim e darkonim me dëshirat dhe sukseset e tua.
Dhoma ku ti thurje ëndrrat, streha ku ti u linde, u rrite dhe luftove për qëllimet e tua, nga sot e tutje do të jetë strehë për çdo futbollist, mik e admirues që e deshi dhe do ta dojë përgjithmonë MARTININ.
Në mure do të gjeni fjalët, batutat, ëndrrat dhe objektivat e tij. Çdo fotografi, bluzë, top, aksesor apo mesazh, detyrat në fletore, të përfunduara apo jo… çdo gjë që gjithsecili nga ju ia kushton kampionit, është i mirëpritur në strehën e MARTINIT.
Kjo strehë nuk është thjesht një vend, por një burim frymëzimi, ku çdo i ri do të mësojë që puna, pasioni dhe përkushtimi mund t’i shndërrojnë ëndrrat në realitet.
Sot, i jemi mirënjohës Martinit për mësimet që na la. Për buzëqeshjen që ndriçonte çdo ditë, për forcën që frymëzonte ekipin dhe për shpirtin e tij të palodhur që kërkonte gjithmonë më të mirën.
Gjej rastin të falenderojmë nga thellësia e shpirtit familjen, fisin, miqtë, mësueset/it, trajnerët, të gjithë popullin shqiptar, në Shqipëri, diasporë, e kudo… që u solidarizuan dhe na u gjendën pranë në këto çaste tepër të vështira për familjen tonë, tifozat KUQ E ZI, që mbajtën 1 min heshtje në Air Albania, FSHF e në veçanti Presidentin Armando Duka. Falenderime e bekime për të gjithë ata që ishin pjesë e këtij udhëtimi të mrekullueshëm, sepse Martini nuk ishte vetëm një individ – ai ishte një frymë, një forcë që na bashkoi dhe vazhdon të na udhëheqë.
Nga lart, Martini na shikon dhe na përshëndet me një mesazh të qartë:
“Këtu më kini, si dikur. Unë jam këtu, dhe do të jem përgjithmonë.”
Ai na mësoi se ëndrrat nuk ndalen kurrë. Përmes tij, ne guxojmë të ëndërrojmë më shumë. Martini nuk ishte thjesht një emër, por një dritë që ndriçon rrugën e çdo zemre që beson në guxim dhe në të pamundurën.
Ëndrra vazhdon… dhe Martini do të jetë gjithmonë mes nesh…
Ju faleminderit nga zemra të gjithëve Angel & Florina CANI!
martin cani
Aktualitet
2 Dhjetor 2024, 20:22
E. D
foto ilustruese
GREQI- Një 37-vjeçar shqiptar është gjetur i vdekur në burgun e Malandrinos në Greqi. Siç rapor...
Aktualitet
2 Dhjetor 2024, 20:15
Valbona Davidhi
Punonjësit
FIER- Mbi 30 punonjës të ndërmarrjes së pastrimit për zonat rurale në bashkinë e Fierit njoftuan m&...
Aktualitet
2 Dhjetor 2024, 19:52
E. D
foto ilustruese
PUKË- Një servis makinash është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në qytetin e Pukës....
Aktualitet
2 Dhjetor 2024, 19:11
M.B
Foto nga sheshi "Skënderbej"
TIRANA- Atmosfera e festave të fundvitit duke se ka nisur sot "zyrtarisht" edhe në Tiranë. Kët&e...
Aktualitet
2 Dhjetor 2024, 19:02
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Në Shqipëri komisioni i posaçëm parlamentar kundër dezinformimit dhe formave të tjera të nd&eu...
Aktualitet
2 Dhjetor 2024, 18:37
M.B
Milan Radoiçiç
SERBIA- Kryeprokurori i Prokurorisë së Lartë Publike të Beogradit, Nenad Stefanoviç, tha se në...
Aktualitet
2 Dhjetor 2024, 18:23
M.B
Autori dhe viktima
TIRANA- 26-vjeçari Julian Gjoshi, autori i dyshuar i vrasjes së djeshme të 50-vjeçarit Alfred Dedja, ë...
Aktualitet
2 Dhjetor 2024, 18:10
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Prokuroria e Posaçme ka bërë një deklaratë se hedh poshtë deklaratat e pavërteta q&e...
Aktualitet
2 Dhjetor 2024, 17:36
M.B
Julian Gjoshi
TIRANA- 26-vjeçari Julian Gjoshi, autor i dyshuar i vrasjes së 50-vjeçarit Alfred Dedja ditën e djeshme n&e...
Aktualitet
2 Dhjetor 2024, 17:08
E. D
Altin Dumani
TIRANË- Kreu i SPAK, Altin Dumani gjatë fjalës së tij në Komisionin e Monitorimit të AP të Këshi...