Aktualitet

Përfshihet nga flakët servisi i makinave në Pukë, dëmtohet punonjësi

Mësohet se flakët kanë nisur gjatë punës si pasojë e saldimit në një automjet tip “Skoda”, në pronësi të shtetasit E. A.

2 Dhjetor 2024, 19:52 Nga E. D
Përfshihet nga flakët servisi i makinave në Pukë,
foto ilustruese

PUKË- Një servis makinash është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në qytetin e Pukës. Mësohet se flakët kanë nisur gjatë punës si pasojë e saldimit në një automjet tip “Skoda”, në pronësi të shtetasit E. A. Gjithashtu si pasojë e flakëve është dëmtuar automjeti si dhe ka marrë disa dëmtime punonjësi që kryente saldimin e automjetit. 

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 19:00, në qytetin e Pukës, në një servis makinash, gjatë punës si pasojë e saldimit në automjetin tip “Skoda”, në pronësi të shtetasit E. A, është shkaktuar zjarr. Si pasojë është dëmtuar automjeti si dhe ka marrë disa dëmtime të lehta jashtë rrezikut për jetën punonjësi që kryente saldimin e automjetit, shtetasi Sh.G. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit.

flake servis

Sondazh

Poll