Aktualitet

Atmosferë festive në Tiranë, ndizen dritat e pesë pemëve të Krishtlindjes në sheshin "Skënderbej"

Këtë mbrëmjen në sheshin “Skënderbej” janë ndezur dritat e pesë pemëve të Krishtlindjes, ku i pranishëm ishte dhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

2 Dhjetor 2024, 19:11 Nga M.B
Atmosferë festive në Tiranë, ndizen dritat e pesë
Foto nga sheshi "Skënderbej"

TIRANA- Atmosfera e festave të fundvitit duke se ka nisur sot "zyrtarisht" edhe në Tiranë. Këtë mbrëmjen në sheshin “Skënderbej” janë ndezur dritat e pesë pemëve të Krishtlindjes, ku i pranishëm ishte dhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

Në momentin e ndezjes së dritave, ai iu drejtua qytetarëve të pranishëm duke i uruar për mbarësi dhe mirësi në familjet e tyre.

“Gëzuar festat! Sjellshin mbarësi dhe mirësi në të gjithë familjet tuaja. Ju dua shumë! Të rrojë Tirana dhe të rrojë e gjithë Shqipëria”, tha ai. Kjo ceremoni vijon edhe me koncertin festiv i cili do të mbahet këtë mbrëmje në shesh.

festat e fundvitit

Sondazh

Poll