Aktualitet

Alarm në burgun e Malandrinos/ Gjenden pa ndjenja dy të burgosur në qeli, humb jetën 37-vjeçari shqiptar në Greqi, personi tjetër shtrohet në spital

Siç raportohet nga mediat greke 37-vjeçari është gjetur nga punonjësit e burgut.

2 Dhjetor 2024, 20:22 Nga E. D
Alarm në burgun e Malandrinos/ Gjenden pa ndjenja dy të burgosur
foto ilustruese

GREQI- Një 37-vjeçar shqiptar është gjetur i vdekur në burgun e Malandrinos në Greqi. Siç raportohet nga mediat greke 37-vjeçari është gjetur nga punonjësit e burgut.

Gjithashtu së bashku me shqiptarin është gjetur pa ndjenja edhe një 38-vjeçar grek i cili është dërguar me ambulancë në spitalin e Amfisës, ku pasi ka marrë kujdesin e nevojshëm mjekësor është kthyer në qelinë e burgut. 

Ndërkohë policia po kryen hetimet për zbardhjen e ngjarjes, ndërsa është urdhëruar autopsia për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes së 37-vjeçarit shqiptar. 

policia

Sondazh

Poll