Aktualitet

"Grupet kriminale shqiptare janë prezente në Ekuador"/ Dumani: Bashkëpunimi me vendet e Amerikës Latine është i vështirë, por…

Dumani gjithashtu tha se bashkëpunimi me vendet e Amerikës Latine është i vështirë, por SPAK ia ka dalë të ketë kontakte, të shkëmbejë informacione dhe të ndërtojë hetime kundër grupeve kriminale shqiptare. 

2 Dhjetor 2024, 17:08 Nga E. D
"Grupet kriminale shqiptare janë prezente në Ekuador"/
Altin Dumani

TIRANË- Kreu i SPAK, Altin Dumani gjatë fjalës së tij në Komisionin e Monitorimit të AP të Këshillit të Europës konfirmoi se grupet kriminale shqiptare janë prezente në vendet e Amerikës Latine, konkretisht në Ekuador. Dumani gjithashtu tha se bashkëpunimi me vendet e Amerikës Latine është i vështirë, por SPAK ia ka dalë të ketë kontakte, të shkëmbejë informacione dhe të ndërtojë hetime kundër grupeve kriminale shqiptare. 

"Kemi ndihmuar autoritetet e Ekuadorit në hetimet që ata po bëjë ndaj grupeve kriminale shqiptare, siç po hetojmë bashkërisht në drejtim të grupeve kriminale shqiptare. Patjetër, bashkëpunimi me Ekuadorin dhe vendet e tjera të Amerikës Latine është i vështirë, por ne si SPAK ia kemi dalë të kemi kontakte, të shkëmbejmë informacione dhe të ndërtojmë hetime kundër grupeve kriminale shqiptare. Këtë e kemi bërë me shumë shtete të Amerikës Latine. E kemi bërë me Brazilin, Argjentinën, Kolumbinë dhe vende të tjera ku ka grupe të krimit të organizuar shqiptar," tha Dumani.

altin dumani

Sondazh

Poll