Politike

Vrasja e Alfred Dedjas, Berisha: Dje u ekzekutua publikisht dëshmitari i copëtimit të Jan Prengës, njeriu që i dinte të gjitha!

Më tej shtoi se vrasja e djeshme është dëshmi e funksionimit si një sipërmarrje e përbashkët e shtetit me krimin.

2 Dhjetor 2024, 12:36 Nga r.ll
Vrasja e Alfred Dedjas, Berisha: Dje u ekzekutua publikisht dëshmitari i
sali berisha

TIRANË- Lideri i opozitës, Sali Berisha ka komentuar sot para gazetarëve vrasjen e ndodhur ditën e djeshme në një lokal në Ndroq ku viktimë mbeti Alfred Dedja. Ky i fundit, sipas Berishës, ishte personi dëshmitar i copëtimit të Jani Prengës. 

Ekzekutimin e tij, ai e cilësoi si një "vepër shtetërore mafioze". Më tej shtoi se vrasja e djeshme është dëshmi e funksionimit si një sipërmarrje e përbashkët e shtetit me krimin.

"Çështja e dytë për të cilën jam sot para jush, dje mbasdite u ekzekutua publikisht në Ndroq dëshmitari i copëtimit të Jan Prengës, njeriut që dinte të gjitha. Ai, Dedja, kishte qenë menaxher i lokalit të Altin Hajrit. Imagjinoni ju një moment, njeriu që e kishte liruar nga burgu këtë Julian Gjoshin, që kishte ngritur shtetin në këmbë për ta liruar, tani e urdhëron në një akt in-ekstremis, të vrasë në publik dëshmitarin e vetëm të mundshëm të copëtimit makabër të trupit të Jan Prengës.

E gjitha kjo një vepër shtetërore mafioze. Mafia me shtetin të bashkuar. E gjitha kjo për të mbyllur aferën, sepse ju e dini se për Jan Prengën u akuzuan kamerierët e Altin Hajrit, kurse Altini është i lirë, Altini tani pastron oborrin dhe u detyrua në fund të nisë kunatin e tij të kryejë vrasjen publike. Vrasja mafioze e djeshme është dëshmi e funksionimit si një sipërmarrje e përbashkët e shtetit me krimin, e mafies me shtetin.

Ndryshe, Dedja duhet të ishte një dëshmitar i mbrojtur, i çmuar, por nuk pati kurrë dëshirë për të zbardhur vrasjen e Jan Prengës. Edhe këto që shihni ju, dosjet që të gjitha vijnë nga jashtë, Dumani fle mbi to. Të gjitha janë nisma të prokurorive partnere, asnjë nismë e tij. Jo, aty i ka pasur të gjitha veprimet.", tha Berisha. 

sali berisha alfred dedja vrasja ne ndroq

Sondazh

Poll