Aktualitet

"Është antinjerëzore"/ Protestë para kryeministrisë, aktivistët kundër marrëveshjes me Italinë për pritjen e emigrantëve

Deri më tani, dy grupet me emigrantë të ardhur nga Italia nuk kanë qëndruar më shumë se 48 orë në Shqipëri, për shkak të vendimeve të Gjykatës italiane dhe problemeve me paditë e hapura deri në gjykatat europiane.

2 Dhjetor 2024, 11:51 Nga r.ll

"Është antinjerëzore"/ Protestë para

TIRANË- Ditën e sotme para Kryeministrisë po zhvillohet një protestë nga aktivistët që kundërshtojnë marrëveshjen e Shqipërisë dhe Italisë për pritjen e emigrantëve. Me pankarta dhe një banderolë në duar duke brohoritur “Marrëveshje ilegale” të rinjtë shqiptarë edhe të huaj shprehën qëndrimin e tyre kundër kampeve të emigrantëve në Shëngjin dhe Gjadër.

"Marrëveshje antinjerëzore. Kryeministri shqiptar Edi Rama pavarësisht se mbahet s kryeministër i majtë dhe liberal po kthehet radikalisht djathtas. Po kthehet në një njeri autokrat që bashkëpunon me figurat me konservatore që nga Viktor Orban, Donald Trump dhe Lukashenko." u shpreh një nga aktivistët.  Pas Kryeministrisë, protesta është zhvendosur pranë ambasadës Italiane në Shqipëri.

Një protestë e njëjtë është mbajtur dje para portit të Shëngjinit nga aktivistë të shoqërisë civile nga Italia dhe Shqipëria kundër marrëveshjes Meloni-Rama. Deri më tani, dy grupet me emigrantë të ardhur nga Italia nuk kanë qëndruar më shumë se 48 orë në Shqipëri, për shkak të vendimeve të Gjykatës italiane dhe problemeve me paditë e hapura deri në gjykatat europiane.

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni gjithsesi shprehet e vendosur t’i shkojë deri në fund paktit qeveritar me kryeministrin Edi Rama. Po ashtu mediat italiane shkruajnë se për qeverinë Meloni mënyra sesi po shkojnë procedurat dhe përplasja me drejtësinë për listën e vendeve të sigurta, është 'më mirë' që të përmbyllet me një përplasje midis Romës dhe Brukselit. Reagimi i parë i qeverisë Meloni pas rastit të fundit të emigrantëve që u dërguan në Shqipëri dhe që “u detyruan” nga një vendim gjykate të kthehen në Itali, ishte i menjëhershëm teksa u shprehen të bindur se gjykatësit janë gabim.

proteste para kryeministrise

Sondazh

Poll