Aktualitet

EMRAT/ Hidhet shorti, ja kush janë 9 anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për vitin 2025

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi do të funksionojë nga data 1 janar 2025 deri më 31 dhjetor 2025.

2 Dhjetor 2024, 09:49 Nga r.ll
EMRAT/ Hidhet shorti, ja kush janë 9 anëtarët e Këshillit
pamje nga shorti

TIRANË- Ditën e sotme në Presidencë është hedhur shorti për zgjedhjen e nëntë anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për vitin 2025. Kryetar i KED është zgjedhur Sokol Sadushi. Këshilli i Emërimeve në Drejtësi do të funksionojë nga data 1 janar 2025 deri më 31 dhjetor 2025.

EMRAT E ZGJEDHUR: 

Mes 8 gjyqtarëve kandidatë të Gjykatës Kushtetuese, fitues janë: Marjana Selimi – anëtare; Ilir Toska -anëtar; Marsida Xhaferllari – anëtare zëvendësuese.

Mes 17 kandidatëve nga Gjykata e Lartë, fitues janë: Sokol Sadushi, anëtar dhe kryetar i këtij këshilli për vitin 2025; Medi Bici, anëtar zëvendësues.

Mes prokurorëve kandidatë të Prokurorisë e Përgjithshëm, fitues janë: Alma Muça- anëtare; Thoma Jano- anëtar zëvendësues.

Mes 45 kandidatëve të gjyqtarëve të Gjykatave të Apelit, fitues janë: Fuat Vjerdha – anëtar; Enkela Vlora- anëtare;Elvana Ciçolli- anëtare zëvendësuese.

Mes 9 prokurorëve kandidatë nga Prokuroria e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, fitues janë: Irma Balli- anëtare; Etjen Kapo- anëtar; Genti Xholi- anëtar zëvendësues.

Mes 10 gjyqtarëve kandidatë nga Gjykatat Administrative, fitues janë: Nafije Hasko- anëtare; Bezart Kaçkini – anëtar zëvendësues.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) është organ i pavarur, i parashikuar në Kushtetutë, që kryen verifikimin e kushteve ligjore dhe vlerëson kriteret profesionale e morale të kandidatëve për Inspektor të Lartë të Drejtësisë si dhe të kandidatëve për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese.

keshilli i emerimeve ne drejtesi

Sondazh

Poll