Aktualitet

Ndërtimet pa leje në Lagunën e Patokut, Prokuroria e Lezhës mbyll hetimet dërgon për gjykim 8 persona

Po ashtu, prokuroria ka vendosur pushimin e hetimeve në ngarkim të shtetasve Amarildo Tuci, Florgen Gjoka, Françesko Gjoka, Anton Kola, Mario Nikollaj, Bardhok Gijini, Agustin Kola, Fatjon Frangaj për vepren penale të “Ndërtim pa leje”. 

2 Dhjetor 2024, 09:01 Nga r.ll
Ndërtimet pa leje në Lagunën e Patokut, Prokuroria e Lezhës
foto ilustruese

LEZHË- Prokuroria e Lezhës ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen penale në ngarkim të 8 të pandehurve për ndërtimet pa leje në zonen e Patokut në Kurbin. 

Mes të pandehurve është edhe ish-drejtori i Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, Flori Gjini dhe ish-kryeinspektori vendor i Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Kurbin, Jetmir Mxhika. Dyshja dhe 5 zyrtarë të tjerë janë marrë të pandehur për veprën penale "Shpërdorim detyre". I pandehur për kryerjen eveprës penale "Ndërtim i Paligjshem" është marrë vetem Nikoll Frangaj

Po ashtu, prokuroria ka vendosur pushimin e hetimeve në ngarkim të shtetasve Amarildo Tuci, Florgen Gjoka, Françesko Gjoka, Anton Kola, Mario Nikollaj, Bardhok Gijini, Agustin Kola, Fatjon Frangaj për vepren penale të “Ndërtim pa leje”. 

NJOFTIMI I PLOTË: 

Dërgimin për gjykim të procedimit penal nr.1012 viti 2023 në ngarkim të të pandehurve:

1. Nikoll Frangaj, i akuzuar per vepren penale të “Ndërtimit të paligishëm”, parashikuar nga neni
199/a/4 te Kodit Penal.

2. Flori Gjini, i akuzuar për kryerjen e vepres penale të “Shpërdorim detyre” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248-25 i K.Penal.

3. Xhevalin Fufi, i akuzuar për kryerjen e vepres penale të “Shpërdorim detyre” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248-25 i K.Penal.

4. Ndoc Pjetri, i akuzuar për kryerjen e vepres penale të “Shpërdorim detyre” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248-25 i K.Penal.

5.Jetmir Mxhika, i akuzuar për kryerjen e vepres penale të “Shpërdorim detyre” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248-25 i K.Penal.

6. Shan Preçi, i akuzuar për kryerjen e vepres penale të “Shpërdorim detyre” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248-25 i K.Penal.

7. Artur Perdoda, i akuzuar për kryerjen e vepres penale të “Shpërdorim detyre” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248-25 i K.Penal.

8. Rivelino Ismajlaj, i akuzuar për kryerjen e vepres penale të “Shpërdorim detyre” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248-25 i K.Penal.

1. Pushimin e hetimeve në ngarkim të shtetasve Amarildo Tuci, Florgen Gjoka, Françesko Gjoka, Anton Kola, Mario Nikollaj, Bardhok Gijini, Agustin Kola, Fatjon Frangaj për vepren penale të “Ndërtim pa leje” të parashikuar nga neni 199/a 4-25 të K.Penal.

2. Shuarjen e masës se sigurisë “Detyrim paragitje në policinë gjyqësore” te dhëne nga Gjykata
Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshem Lezhë me vendimin nr.460 datë 05.11.2023 ndaj personave nën hetim Amarildo Tuci, Florgen Gjoka, Françesko Gjoka, Anton Kola, Mario Nikollaj, Bardhok Gjini, Agustin Kola.

3. Pushimin e hetimeve ne lidhje me objektin e ndërtuar pa leje në ngarkim të Ded Ulaj, në Lagunen Patokut, Bashkia Kurbin.

prokuroria e lezhes

Sondazh

Poll